LAJMI I FUNDIT:

Aliu pas kërkesës së PDK-së për shkarkimin e tij: Raportin e Auditorit e kam iniciuar vetë, jam i gatshëm të bashkëpunoj me Prokurorinë

Aliu pas kërkesës së PDK-së për shkarkimin e tij: Raportin e Auditorit e kam iniciuar vetë, jam i gatshëm të bashkëpunoj me Prokurorinë

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu i është përgjigjur akuzave nga deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra e cila kërkoi shkarkimin e tij dhe të zëvendësministrit Hysen Durmishi, pasi siç tha ajo “Auditori konfirmoi pretendimet e PDK-së për afera korruptive në ministrinë e ministrit Aliu”.

Ministri Aliu ka thënë se raportin e Auditorit të Brendshëm e kanë marrë jashtëzakonisht seriozisht.


“Për tenderin për të cilin po flisni, dyshimet për parregullsi i kemi marrë nga ankesat e operatorëve. Ankesat kanë qenë të bazuara dhe këtë raport të Auditimit e kam iniciuar vetë bashkë me zëvendësministrin”, ka thënë Aliu.

PDK kërkon shkarkimin e Liburn Aliut dhe Hysen Durmishit: Auditori konfirmoi pretendimet tona për hajni e korrupsion në MI
Lexo po ashtu PDK kërkon shkarkimin e Liburn Aliut dhe Hysen Durmishit: Auditori konfirmoi pretendimet tona për hajni e korrupsion në MI

Aliu ka shtuar se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me Prokurorinë.

“Raporti ka tregu që ka parregullsi dhe e ftojmë ne Prokurorinë dhe jemi të gatshëm me bashkëpununu me Prokurorinë. Jemi të vendosur mi shku kësaj pune deri në fund”, ka thënë Aliu.

Ministri ka shtuar se për të gjitha projektet do të bëjmë auditim.

“Parregullsi që nuk i kap logjika e një inxhinieri apo një zyrtari normal, por ja që kanë ndodh dhe ne duhet të merremi sepse duhet me vendos rend”, tha Aliu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori