LAJMI I FUNDIT:

Debat i ashpër në Grupin punues për tekste shkollore, opozita thotë se nuk kishte kuorum Projektligji që kaloi në lexim të parë

Debat i ashpër në Grupin punues për tekste shkollore, opozita thotë se nuk kishte kuorum Projektligji që kaloi në lexim të parë

Komisioni për Legjislacion ditë më parë ka pranuar një kërkesë nga deputeti Visar Korenica për verifikimin e votave të dy projektligjeve që kanë kaluar në seancën e Kuvendit, me pretendimin se nuk kanë pasur kuorum për tu votuar.

Bëhet fjalë për projektligjin për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor si dhe projektligjin për tekstet shkollore.


E kjo sot ka ngjallur debat në Grupin punues për tekste shkollore.

Opozita në këtë grup punues, saktësisht Ardian Kastrati ka kërkuar që të mos vazhdohet me diskutim në grupin punues për Projektligjin derisa të presin nga Sekretaria e Kuvendit një përgjigje pasi po pretendohet që Projektligji i ka marr vetëm 60 vota dhe nuk ka pasur kuorum që të kalojë në lexim të parë.

Kastrati tha se kjo që po ndodh është ilegale.

“Ju aty nuk keni pas asnjë mbi 60 vota. Nuk ka pas kuorum me kalu këtë ligj… Çka është kjo e vjedhur… Ju keni me u përball me këtë deri në Gjykatë Kushtetuese. Kjo është marre….”, është shprehur ai.

Ndërkaq, Vlora Dumoshi nga LDK tha se Projektligji për tekstet shkollore është shumë i rëndësishëm por i vonuar.

“Projektligji është i diskutueshëm nëse ka pas vota të mjaftueshme në lexim të parë…. është mirë që mos të fillojnë punën, të presim nga sekretaria që të marrim përgjigje…”, tha ajo.

Ndërkaq, Albena Reshitaj tha se është bërë një kërkesë që të verifikohet numri i deputetëve pjesëmarrës në votim dhe për hir të transparencës të mos vazhdohet me punën pa marr një përgjigje konkrete në lidhje me pretendimin se nuk ka pasur vota të mjaftueshme në leximin e parë të këtij projektligji.

Ndërkaq, pas këtyre debateve, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se Projektligji për tekstet shkollore është shumë i rëndësishëm.

“…Jam shumë e lumtur që kemi arritur ta kemi këtë projektligj. Projektligji i ka kaluar të gjitha fazat… Nuk kam qenë në seancë kur u votu ky projektligj. Unë jam këtu që të pres të gjitha komentet e juaja…”, tha ajo.

Kryetarja e komisionit për Arsim, Arijeta Rexhepi, ka kërkuar që të vazhdohet me grupin punues për Projektligjin për tekstet shkollore, pavarësisht se një që e tillë po kundërshtohet nga opozita. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori