Banorët në Big Brother VIP Kosova 2 po vazhdojnë të kenë situata të ndryshme mes vete.

Së fundmi një përplasje Santiana Maloku e ka pasur me konkurrentin tjetër, Gani Gërminë.


Gjithçka nisi nga disa këshilla që prezantuesi e komediani ia dha modeles, të cilat edhe siç duket nuk u pritën mirë nga ajo.

Screenshot 1 62 Foto: Screenshot/YouTube

“Ti e çon gishtin për me fol me mua, siç edhe e ki qu, gishtin e çon”, iu drejtua Maloku, Visar Dërmakut.

Ganiu nga ana tjetër ia ktheu: “Nuk je askushi për mua”.

Screenshot 2 44 Foto: Screenshot/YouTube

Santiana nga ana tjetër nuk u ndal duke i thënë: “Vazhdo mos ma prish natën”.

Thumbat nuk munguan sërish nga Gërmia, i cili ia ktheu: “E ki natën e prishur se je njeri pa respekt”.

Të njëjtit kanë pasur shpesh polemika e debate me njëri-tjetrin. /Telegrafi/