LAJMI I FUNDIT:

De Ligt, Kounde dhe Insigne: Chelsea po projekton skuadrën e ëndrrave me ndryshimet që do t’i bëjë

De Ligt, Kounde dhe Insigne: Chelsea po projekton skuadrën e ëndrrave me ndryshimet që do t’i bëjë

Chelsea aktualisht është në krye të Ligës Premier,  me tre pikë përpara Manchester City dhe West Ham, por ata nuk janë të kënaqur të me ecurinë dhe po planifikojnë një shpenzim të madh në janar për të rritur shanset e tyre për të shkuar deri në fund drejt titullit.

Drejtoresha Marina Granovskaia po planifikon një sërë lëvizjesh për t’i dhënë Thomas Tuchel një formacion të ëndrrave për të vazhduar sfidën e tij për titull.

Emrat e Matthijs De Ligt, Jules Kounde dhe Lorenzo Insigne kryesojnë listën e dëshirave që do t’i jepte Bluve një skuadër tmerrësisht të fortë.


Dyshimet për të ardhmen e Andreas Christensen dhe Antonio Rudiger kanë intensifikuar interesin e Chelsea për dyshen mbrojtëse De Ligt dhe Kounde , dy nga qendërmbrojtësit më të vlerësuar dhe më të kërkuar në planet.

Juventus dhe Sevilla nuk do të ndahen lehtë me De Ligt dhe Kounde, por paratë rrallëherë kanë qenë pengesë për Chelsean më parë dhe nevoja për të siguruar të ardhmen e tyre mbrojtëse mund t’i shtyjë ata të tërheqin ‘këmbëzën’ në janar.

Mosha e dy lojtarëve, me De Ligt 22 dhe Kounde 23, gjithashtu i bën tarifat e larta të transferimeve të tyre më të justifikueshme dhe nënshkrimet e tyre më të dëshirueshme.

Një mori klubesh të mëdha i kanë ndjekur ato, me Mançester United në veçanti gjithashtu shumë të interesuar për Kounde. Pra, nëse Chelsea do t’i merrte të dyja, mund t’u jepte atyre një nga mbrojtjet më të mira në Evropë për dekadën e ardhshme.

Më tej në fushë, Granovskaia gjithashtu ka plane për t’i dhënë Tuchel më shumë fuqi në sulm.

Nënshkrimi i Insigne së Napolit do t’i shtonte përvojën dhe një opsion të dëshmuar në sulm që tashmë krenohet me shumë talente të rinj, por ndoshta i mungon qëndrueshmëria.

30-vjeçari e ka kaluar të gjithë karrierën e tij me klubin e Napolit.


Formacioni që Chelsea mund ta ketë: Edouard Mendy; Matthijs De Ligt, Thiago Silva, Jules Kounde; Reece James, Jorginho, N’Golo Kante, Ben ChilWell; Kai Havertz, Romelu Lukaku, Lorenzo Insigne.


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Shkova me aeroplan te Barcelona pa e ditur askush", ish-ylli i La Ligas thotë se atij iu ofruan 'para të pista' nga klubi katalunas

La Liga
Stadiumi i pazakontë dhe i ndërtuar me pak para është zgjedhur si më i miri i vitit - lë prapa Satiango Bernabeun

Stadiumi i pazakontë dhe i ndërtuar me pak para është zgjedhur si më i miri i vitit - lë prapa Satiango Bernabeun

Ligat tjera
Kush e nxiti përplasjen mes Salah dhe Alexander-Arnold - zbulohet e vërteta

Kush e nxiti përplasjen mes Salah dhe Alexander-Arnold - zbulohet e vërteta

Premier League
Shpërthen te Liverpooli: Salah dhe Alexander-Arnold me konfrontim të fortë

Shpërthen te Liverpooli: Salah dhe Alexander-Arnold me konfrontim të fortë

Premier League
Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Ndërkombëtare
Shtatë persona të akuzuar për vrasjen e Armando Diego Maradonës - gjyqi ka filluar sot dhe kërkohet burgim i gjatë

Shtatë persona të akuzuar për vrasjen e Armando Diego Maradonës - gjyqi ka filluar sot dhe kërkohet burgim i gjatë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori