De Gea i prinë listës së portierëve që e kanë mbajtur më shumë portën e paprekur këtë sezon, pas tij vijnë Oblak dhe Ter Stegen

Portieri i Manchester Unitedit, David de Gea po e dëshmon veten si më i miri në Evropë për shkak të pritjeve dhe ndeshjeve pa pranuar gol.
Për sezonin aktual, raporti i Opta ka përpiluar listën e portierëve që kanë ruajtur portën më shumë të paprekur.
I pari në listë është spanjolli i Manchester Unitedit, De Gea, i cili ka plot 18 ndeshje me portë të pastër - më shumë se çdo portier në pesë kampionatet më të mëdha të Evropës.
De Gea ka lënë mbrapa portierin Jan Oblak (Atletico Madrid) dhe Marc Andre Ter-Stegen (Barcelona), të cilët të dy kanë nga 17 ndeshje me portë të paprekur.

Top 5 përfundon nga dy portierët francezë, Steve Mandanda (Marseille, 16 ndeshje) dhe Alphonse Areola (Paris Saint-Germain, 15 ndeshje).




















































