Kombëtarja e Italisë e ka mposhtur atë të Belgjikës në çerekfinale të Kampionatit Evropian, Euro 2020.

Azzurët kanë triumfuar me rezultat 2-1, duke siguruar plasmanin në gjysmëfinale të evropianit.


Kevin de Bruyne ka qenë në dyshim për këtë sfidë, por ai në fund ka zbritur në fushë edhe pse ishte i lënduar.

Vet mesfushori belg e ka pranuar se ka luajtur me ligament të lënduar ndaj Italisë.

belgiens kevin de bruyne steht gegen italien auf d 202107022221 full

“Falënderoj stafin mjekësor për punën gjatë katër ditëve të fundit. Kam luajtur me ligament të dëmtuar, nuk ishte e lehtë”, tha De Bruyne.

Tutje belgu ka thënë se ka qenë një kampionat i vështirë për ta shkaku i lëndimeve, derisa në fund ka folur fjalë të mëdha edhe për Azzurët.

“Ishte një evropian i vështirë për ne, patëm kaq shumë lëndime. Luftuam deri në fund, por me këto dëmtime nuk ishte e lehtë”.

1326692864.0

“Italia ishte më e mirë se ne në pjesën e parë, por në pjesën e dytë krijuam më shumë raste. Mund të kishim shënuar golin e dytë, por nuk ia dolëm. Sot kemi humbur kundër një ekipi të klasit të lartë", deklaroi De Bruyne. /Telegrafi/

telegrafi sport app