LAJMI I FUNDIT:

Davidoviq: Edhe dhjetë ditë afat për dorëzimin e aktit prokuror për 27 prillin

Davidoviq: Edhe dhjetë ditë afat për dorëzimin e aktit prokuror për 27 prillin

Xvonko Davidoviq, avokati i njërit nga të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, ka deklaruar se këto ditë pritet të publikohet akti prokuror për këtë lëndë, pasi afatet po kalojnë.

Sipas tij, kanë mbetur edhe dhjetë ditë. Ai konfirmoi se kanë marrë një pjesë të provave për këtë lëndë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në lidhje me vendimin e Gjykatës së Lartë për deputetët e paraburgosur dhe të dyshuarit tjerë për ngjarjet e 27 prillit, ai tha se akoma nuk ka informacion nëse gjykata ka sjellu vendim.

Nga ana tjetër nga Gjykata e Lartë njoftuan se gjatë ditës së sotme do të publikohen vendimt për ankesat e të paraburgosurve.

Gjykata e Lartë sipas afateve ligjore vendimin është dashur ta publikojë të enjten e kaluar, ndërsa sipas kryetarit Jovo Vangellovski gjykata nuk është vonuar pasi bëhet fjalë për lëndë të ndjeshme./Telegrafi/