Aktori Dave Franco do ta portretizojë reperin Vanilla Ice në filmin e ri me titull "To The Extreme".

Siç raporton Variety, përgatitjen për fillimet e xhirimeve janë pranë fundit, ndërsa 35-vjeçari ka thënë se në filmin e ri do të aktrojë në të njëjtën mënyrë si në "The Disaster Artist" (2017).


Në filmin e përmendur, Dave ka luajtur së bashku me vëllanë James Franco (i cili e ka bërë regjinë), ndërsa ngjarja zhvillohej rreth përgatitjes së filmit të Tommy Wiseau, "The Room".

Ai ka thënë se ka biseduar disa herë me Vanilla Ice (emri i vërtetë i të cilit është Rob Van Winkle), në mënyrë që ta portretizojë sa më mirë.

“Rob është shumë i këndshëm dhe inteligjent, ka ndihmuar shumë në kristalizimin e të gjitha detajeve dhe na ka udhëzuar drejt informacioneve, të cilat publiku nuk i di”, ka treguar Dave Franco.

DaveFranco 1 Dave Franco (Foto: Amy Sussman/Getty Images/Guliver)

Skenarin e filmit e kanë shkruar Chris Goodwin dhe Phillip Van, ndërsa titulli është bazuar në albumin e Vanilla Ice nga viti 1990. /Telegrafi/

VanillaIce 1 Vanilla Ice (Foto: Alberto E. Rodriguez/Getty Images/Guliver)