LAJMI I FUNDIT:

Datë për datë, kjo është maksimumi që do të marrë Maqedonia në dhjetor

Datë për datë, kjo është maksimumi që do të marrë Maqedonia në dhjetor

Vetëm 10 ditë pas Këshillit Evropian në Shkup, është e qartë se dhjetori është një mision i pamundur për fillimin e negociatave, kështu që shpresa e qeverisë së Maqedonisë është se BE-ja do të dërgojë vetëm sinjale pozitive – ose një datë për një datë.

Jozyrtarisht, Bullgaria mund të heqë bllokadën, nëse Deklarata miratohet në Parlamentin bullgar, kërkesat mbeten të njëjta, por të refuzohet deklarata se ato kërkesa janë kusht për konferencën e parë ndërqeveritare, Maqedonia nga ana e saj të përmbushë kërkesat 5 plus një pikë.


Koha është e shkurtër, ndaj ka vend që kjo të ndodhë gjatë muajit, pas formimit të qeverisë së re.

“Shpresojmë që në dhjetor të marrim një sinjal pozitiv, një sinjal afirmativ, që nuk do të thotë datë, sepse shohim që nesër konstituohet Kuvendi në Bullgarinë fqinje dhe ka afate. Skenari më optimist është 15 dhjetori për formimin e qeverisë. Dhe kështu ne kemi një qasje krejtësisht të re, konstruktive për atë që mund të marrim në mes të dhjetorit”, tha Artan Grubi.

Radev përsëri i çimentoi pikëpamjet e tij. Formimi i një qeverie të re nuk e pengoi kreun Bullgarisë të përsëriste vijat e kuqe në një takim me homologun e tij francez Emmanuel Macron në Strasburg.

“Sofja pret rezultate konkrete dhe të pakthyeshme në dialogun me Maqedoninë, të cilat do të garantojnë vlerat evropiane në respektimin e të drejtave të njeriut, ndalimin e gjuhës së urrejtjes dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike bullgare”, thanë nga kabineti i Presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev.

Këtë janar, Franca merr kryesimin e Unionit për 6 muajt e ardhshëm dhe jozyrtarisht, Parisi i jep mundësinë qeverisë së Maqedonisë që të hapë negociatat më së voni në janar, për shkak të zgjedhjeve presidenciale franceze në prill./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori