Reperi amerikan, Chris Brown, ka lansuar ‘mixtapen’ e titulluar “Before The Party”, në të cilën përfshihet edhe ish e dashura e tij, Rihanna, si dhe Wiz Khalifa dhe Kelly Rowland.

“Counterfeit” titullohet kënga që është në bashkëpunim me Rihannan dhe Wiz Khalifan, transmeton Koha.net.


Mixtape “Before The Party” vjen në prag të publikimit të albumit të tij të ri, “Royalty”, shkruan NME.

“Royalty” do të publikohet më 18 dhjetor, dhe është albumi shtatë i reperit, që e pason albumin e suksesshëm “X” të lansuar në shtator të vitit 2014.

Kujtojmë që me albumin “X”, Brown ishte renditur në vendin e dytë të top listave në Amerikë, kurse në vendin e katërt në Britani të Madhe.