LAJMI I FUNDIT:

DASHURIA ERDHI

DASHURIA ERDHI
Ilustrim

Poezi nga: Rimis Brits
Përktheu: Angela Kosta

Dashuria erdhi tek ne
Papritur dhe pakujtuar
Në janar … në dimër
Dhe duke u dridhur
Pothuajse të frikësuar
Na rrëmbeu ty dhe mua
Në një moment me pasion për t’u shijuar.
Me ty eca
këtu dhe gjetkë
Pa i vënë re shikimet e habitshme
Që shtrembër na shikonin.
U ndjemë një gjë e vetme
Por lumturia nuk zgjati shumë
Ndoshta ish e nevojshme të ndaheshim
Sepse shumë larg po nisesha.
E megjithatë njëri-tjetrit i betuam
Dashuri të përjetshme
Nëse sërish të takoj
Jetët tona do të kryqëzohen
Në një fat të vetëm të përbashkët
Tani po vuajmë
Larg njëri-tjetrit
Ndarja na bashkon
Karshi këmbanës së mesnatës në errësirë
Me shpresën dhe dashurinë e thellë
Shkojmë në shtrat
Dhe në mëngjes zgjohemi vetëm
Duke vazhduar përsëri jetën tonë …


Në trend Kultura

Më shumë
PLAK BUDALLA

PLAK BUDALLA

Fjala+
POETI

POETI

Poezi
Çorapet e arnuara të shokut Enver

Çorapet e arnuara të shokut Enver

Kulture
BIR

BIR

Poezi
NËNA IME

NËNA IME

Fjala+
“Ditët e Mios”

“Ditët e Mios”

Kulture
Kalo në kategori