LAJMI I FUNDIT:

Dashuria e madhe për nipin: Gjyshi eci 60 kilometra që ta ushqej nipin e tij (Video)

Dashuria e madhe për nipin: Gjyshi eci 60 kilometra që ta ushqej nipin e tij (Video)

Një burrë i moshuar nga Kina i cili besohet të jetë rreth të 80-ve, ishte brengosur për shëndetin e nipit të tij, dhe kështu kishte marrë një rrugë të gjatë prej 60 kilometra vetëm dhe vetëm që ta ushqej.

Ky i moshuar mendonte se nipi i tij po punon shumë kurse po hanë pak, dhe kështu vendosi që ta vizitojë dhe t’i dërgojë drekën, transmeton Telegrafi.


Ai ka mundur të shkoj te nipi me autobus, por duke dashur të kursej të hollat për biletë ia mësyu në këmbë.

Për fat të mirë, ata e kishin parë policia pasi ecte ngadalë nëpër autostradë, derisa pranë këmbëve të tij po kalonin me shpejtësi të madhe veturat.

Ata vendosën ta dërgojnë në destinacionin e planifikuar, dhe kur nipi e tij e kuptoi qëllimin e vizitës së tij u shokua.

Por, më pas e shtroi drekën dhe hëngrën derisa u ngopën. /Telegrafi/