LAJMI I FUNDIT:
Fun

Dashuria e 21 vjeçarit nga Prishtina për qentë (Video)

Dashuria e 21 vjeçarit nga Prishtina për qentë (Video)

Shumica e njerëzve, kanë një lidhje të fortë me kafshët.  Për ta, kafshët konsiderohen shpesh si pjesëtarë të familjes.

Kështu, shpeshherë   dashuria për kafshët, bëhet më e madhe se ajo për jetën.


Një lidhje shpirtërore me qentë, e ka edhe 21 vjeçari nga Prishtina,  Blert Spahiu. Ai ishte vetëm njëmbëdhjetë vjeç, kur për herë të parë mori dhuratë një qen. Që nga ajo ditë, ai ka një dashuri të pakusht për ta. Ai ka thënë se nuk kursen asnjë minutë të kohës së tij, për t’ia kushtuar atyre.

“Dashurinë për kafshët e kam pasur qysh kur kam qenë i vogël. Kam pasur edhe mbështetjen e familjes sepse edhe familja ime ka pasur gjithmonë kafshë”, tha Blert Spahiu.

Blert Spahiu, sot nën kujdesie mban tre qen.  Luna, Llaki dh Bruno, janë gjithçka për të.

Jo vetëm Blerti, por edhe këta të tre qen, kanë një lidhje të fortë me pronarin e tyre, të cilët e shprehin në mënyra të ndryshme.

“Nga momenti që kam vendos mi marrë e kam ditur që do të kem përgjegjësi. Qentë jetojnë deri në 15 vite dhe kemi përgatit vetën bashkë me familjen, që këto vite do ti jetojnë si duhet. Njerëzit mendojnë se qentë mbahen vetëm nëse përfiton diçka. Realisht kur njeri e kupton vërtet dashurinë e tyre e kupton se qentë nuk janë të pavlerë”, tha Blert Spahiu.

Që Blerti, ka një dashuri të pakusht me ta, e dëshmon fakti që ai kishte arritur të shpëtonte Brunon, nga një fatkeqësi që i kishte ndodhur. Ai tregon se asnjëherë nuk ishte ndjerë më keq se atë ditë.

Sot, Bruno e ndjen çdo disponim të Blertit. Ai nuk ha dhe nuk pi, nëse nuk e ka pronarin afër.

Blert Spahiu, ka thënë se ai do të vazhdojë me adoptimin edhe e qenve të tjerë, në mënyrë që atyre të ua sigurojë sadopak një jetë të rehatshme. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante

"Ata as nuk dinin të luftonin": Përleshje mes tre burrave pas një aksidenti në një autostradë të ngarkuar të Los Anxhelosit

Fun
Në pamje të parë duket sikur vetura qëndron në ajër, por ja çfarë fshihet prapa videos që po lë shikuesit të habitur

Në pamje të parë duket sikur vetura qëndron në ajër, por ja çfarë fshihet prapa videos që po lë shikuesit të habitur

Fun
Pesha

Pesha

Tri herë fitoi në lotari, tiketat që i sollën fat i bleu të njëjtin vend – burri nga Karolina e Veriut jep detaje

Tri herë fitoi në lotari, tiketat që i sollën fat i bleu të njëjtin vend – burri nga Karolina e Veriut jep detaje

Fun
Fëmijët e mençur

Fëmijët e mençur

Kalo në kategori