LAJMI I FUNDIT:

DASH: Ngecje në zbatimin e Ligjit të shtetësisë në Maqedoni

DASH: Ngecje në zbatimin e Ligjit të shtetësisë në Maqedoni

Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin vjetor i ka vendosur theks të veçantë mos zbatimit të Ligjit për shtetësi të miratuar në vitin 2020 me të cilin u lehtësuan procedurat për pajisje me shtetësi. Sipas raportit, përveç çalimit të ligjit, qindra persona në shtet mbeten akoma pa shtetësi si pasojë e mos posedimit të certifikatave të lindjes, ndërsa mbi 200 persona mbeten akoma të panjohur juridikisht apo kategori fantom ashtu siç i trajnon sistemi vendas.

Pavarësisht vërejtjeve, Agjencia për Siguri Kombëtare edhe sot si shumë herë deri tani nuk kishte një përgjigje për ngecjet e kërkesave për shtetësi dhe përgjigjet negative të njëpasnjëshme.


Së fundi, për herë të tretë i është refuzuar shtetësia Mirvete Limanit, banuese në Sopot të Kumanovës, bashkëshortja e Shaban Limanit, ish ushtar në tri luftëra të UÇK-së. Në arsyetimin që familja Limani e ka pranuar nga Ministria e Brendshme më 17 mars thuhet se Mirvete Limani nuk i plotëson kushtet ligjore për shtetësi dhe se kërkesa e saj refuzohet.

Jo zyrtarisht mësohet se në sirtarët e ASK-së kanë ngecur qindra kërkesa për shtetësi, një pjesë e madhe e tyre të trashëguara nga ish DSK-ja dhe koha e Dimovskit i cili kishte vazhduar avazin e mos procedimit të shtetësive mbi arsyen kryesore të potencuar: rrezikshmëria ndaj shtetit.

Në kapitullin për lidhjen me shtetin dhe statusin shtetas të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është përmendur skandali me shtetësinë e spiunit rus-oligarkut ukrainas, Oleksander Onishçenko. /Alsat

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori