LAJMI I FUNDIT:

DASH me kritika për nivelin e korrupsionit në Maqedoninë e Veriut

DASH me kritika për nivelin e korrupsionit në Maqedoninë e Veriut

Departamenti amerikan i shtetit ka publikuar raportin për Maqedoninë. Dokumenti me titull “Klima investuese në vitin 2021” përfshin disa sfera, mes të cilave edhe korrupsionin, ku Qeveria kritikohet për luftë selektive kundër kësaj dukurie.

“Zbatimi i ligjeve për luftë kundër korrupsionit në momente të caktuara ishte i dobët dhe në mënyrë selektive, i drejtuar nga kritikuesit qeveritarë dhe shkelës të rangut më të ulët. Ka akuza kredibile për korrupsion në polici, prokurori, gjyqësor dhe sektorë të tjerë”, thuhet në raportin e Departamentit të shtetit.


Administrata amerikane lavdëron rolin aktiv të Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit, që u themelua para dy vitesh dhe përpjekjen e tyre që të hetojnë korrupsionin te përfaqësuesit e lartë politik. Në raport është nënvizuar edhe roli i ish Prokurorisë Speciale si dhe aktgjykimet e Gjykatës Penale për lëndët e tyre, duke aluduar në lartësinë e dënimeve me burg për përgjimin disavjeçar ilegal.

“Pasi prokurorja kryesore speciale u akuzua për reket në nëntor të vitit 2019 dhe skadoi mandati i PSP-së, të gjitha rastet (që dolën nga skandali me përgjimin masiv, që zbuloi keqpërdorim të madh të detyrës zyrtare nga ish zyrtarë, përfshirë edhe tenderë publik) u dërguan në Prokurorinë e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Disa raste të profilit të lartë mbaruan në vitin 2020 ndërsa të akuzuarit morëm dënime me burg deri në 12 vjet”, thonë nga Departamenti i shtetit.

Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut thonë se po shqyrtojnë me shumë kujdes të gjitha gjetjet dhe aspektet e raportit të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, pas së cilës vërejtjet do t’i drejtohen palëve të interesuara në mënyrë që të forcojnë më tej politikat anti-korrupsion dhe të përmirësojnë klimën e investimeve në vend.

“Qeveria është e vendosur dhe seriozisht e vendosur për zgjidhjen e problemeve të grumbulluara dhe dekada të vjetra, dhe trajtimi i niveleve të larta të korrupsionit dhe krimit të organizuar është në krye të reformave kombëtare me përparësi që tashmë po japin rezultate. Pastrimi i gjyqësorit, rritja e vazhdueshme e transparencës së institucioneve, strategjia e re për konfiskimin e pasurisë, digjitalizimi i institucioneve që heq faktorin njerëzor në vendimmarrje dhe përmirësimi i sistemit të prokurimit publik janë procese të pakthyeshme dhe një zyrtar i ardhshëm kur bëhet fjalë për korrupsionin”, thonë nga Qeveria e Maqedonisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori