LAJMI I FUNDIT:

Das Auto – Golf 7

Das Auto – Golf 7

Modeli i shumëpritur Volkswagen – Golf 7, gjenerata e shtatë e “mbretit” të klasës kompakte dhe automjeti më i preferuar në Evropë, tani mund të gjendet edhe në Republikën e Kosovës, falë importuesit gjeneral Porsche Kosova. Automjeti që është një sinonim i vërtetë për dizajnin elegant, teknologjinë inovative dhe cilësinë e shkëlqyer në klasën moderne kompakte, vazhdon historinë e suksesshme automobilistike të modelit të parë Golf të prodhuar në vitin 1974. Fakti që me prodhimin e gjashtë gjeneratave të para janë shitur mbi 29 milionë automjete, është prova më e mirë që tregon se automjetet Golf dinë si të gjejnë rrugën drejt zemrës së blerësit

Volkswagen Golf

Numri një i gamës së Volkswagen – automjeti Golf 7 është versioni më i lehtë dhe më ekonomik i Golf, që është ofruar deri më tani. Golf 7 është një automjet i përsosur, me pamje atraktive dhe një imazh të ri dhe të ridizajnuar, i pajisur me karakteristika për një komoditet dhe siguri më të madhe, por edhe me një sistem më të përsosur për argëtim. Me një gjatësi prej 4.255mm, gjerësi prej 1.799mm dhe distancë midis akseve prej 2.637mm, Golf 7 është më i gjatë dhe më i gjerë se paraardhësi i tij, më komod, më i sigurtë dhe më i këndshëm për ta drejtuar. Kapaciteti i bagazhit është rritur nga 350 në 380 litra, ndërsa me dimensionet e jashtme të reja enterieri tani ofron një komoditet të shkëlqyer, me një hapësirë më të madhe prej 15mm për këmbët e pasagjerëve të ulur në ulëset e pasme, por edhe një hapësirë më të madhe për shpatullat – 931mm përpara dhe 30mm mbrapa.

Volkswagen Golf

Automjeti impresionon me një enterier të pasur dhe elegant dhe është i pajisur me ulëse komode që ofrojnë një hapësirë të shkëlqyer për pasagjerët dhe kënaqësi gjatë drejtimit. Golf 7 dallohet për dizajni elegant, ergonominë dhe punimin e shkëlqyer. Blerësit gjatë blerjes së automjetit, ndër të tjera, me paketën e pajisjeve mund të fitojnë edhe një tempomat me mundësi për t’u adaptuar, sistem që paralajmëron ndeshjet, shtrëngon rripat e sigurisë dhe mbyll dritaret e automjetit, një sistem që paralajmëron shoferin se ka kaluar në një korsi tjetër, sistem për njohjen e shenjave të komunikacionit dhe një sistem për frenim automatik në qytet (gjatë një shpejtësie deri në 30 km/h).

Golf i ri është dizajnuar në platformën e re dhe të paralajmëruar për një kohë të gjatë (MQB) – Matricë Modulare në formë diagonale, e cila grupit Volkswagen i mundëson kursime të reja dhe të gjitha avantazhet e ndërtimit modular të automjeteve. Falë përdorimit të çelikut me koeficient të lartë fortësie, pesha bruto e Golf 7 është zvogëluar deri në 100 kilogramë krahasuar me paraardhësin e tij, harxhimet e derivatit janë zvogëluar për një mesatare prej 13,9%, ndërsa disa versione janë më ekonomike edhe për 23 %.

Automjeti i ri Volkswagen Golf 7 ofrohet në dy opsione me naftë dhe dy me benzinë. Gjithashtu, blerësit kanë mundësi të zgjedhin automjet me motor TSI prej 1,2 litra, me 85 kuaj fuqi ose automjet me motor TSI prej 1,4 litra, me 140 kuaj fuqi. Të dy versionet janë pajisur me teknologji për çaktivizimin e dy cilindrave. Dy versionet e automjetit harxhojnë 4,9 dhe 4,8 litra në 100 kilometra. Ofertën e motorëve me naftë e përbëjnë 1.6 TDI me 105 kuaj fuqi (3,8 litra në 100 kilometra) dhe 2.0 TDI me 150 kuaj fuqi (4,1 litra në 100 kilometra). Modeli më ekonomik është “Golf BlueMotion”, me harxhim të kombinuar prej 3,2 litra në 100 kilometra dhe emision të dyoksidit të karbonit vetëm prej 85 gramë në çdo kilometër.