LAJMI I FUNDIT:

Dardania Sport tani edhe në platformën online, kliko dhe fito 20% zbritje

Dardania Sport tani edhe në platformën online, kliko dhe fito 20% zbritje

Është një moment i shumëpritur, një botë e tërë e veshmbathjeve sportive tashmë është On Line. Rrjeti i dyqaneve të Dardania Sport nga sot i bashkohet pika më e re dhe më e madhe virtuale www.dardaniasport.com

Gjithçka e menduar që të jetë në hapë me trendët globale, gjithçka e siguruar sipas standardeve ndërkombëtare, ndërsa operon në Kosovë – dardaniasport.com

Në ditët e sotme, kur çdo minutë llogaritet, të kursesh kohë dhe të bësh përzgjedhjen e duhur do të thotë shumë. Duke klikuar në dardaniasport.com ju do të zbuloni një botë të tërë të veshmbathjeve sportive. Janë dy top markat s’i Adidas dhe Reebok që tashmë kanë mbi 1.000 mijë artikuj në faqen më të madhe të veshmbathjeve sportive në vend dhe rajon.

Sport, mbi të gjitha

Faqja dardaniasport.com është menduar të jetë një vend që mbledh fanatikët e sporteve. Derisa përcjellim Ligën e Kampionëve, detyrimisht shohim dhe veshmbathjet e futbollisteve më të mëdhenj të kohës, aty edhe mund të shohim të arriturat e teknologjisë dhe sportit që mbajnë vulën e Adidas. Tashmë, një pjesë e madhe e këtyre aksesorëve dhe veshmbathjeve ndodhen në faqen dardaniasport.com e cila çdo ditë do të pasurohet me artikuj – modele të reja.
Veshmbathje të futbollit, basketbollit, fitnesit, vrapimeve ekstreme, aksesorëve të ndryshëm, tashmë kanë hapësirën e vet të dedikuar brenda faqes dardaniasport.com

Trendi Urban

E trendi i veshjeve sportive sot e ka transformuar stilin. Veshja urbane asnjëherë nuk është dukur më sportive e sporti asnjëherë nuk është dukur më urban. Kjo është pikërisht ajo që karakterizon edhe faqen dardaniasport.com. Përzgjedhja më e madhe e veshmbathjeve që sot i shohim tek artistët global si Pharell Williams, Dua Lipa, Kanye West, Rita Ora e emra të tjerë do të ndodhen edhe në faqen dardaniasport.com

Porosia On Line

Kurrë nuk ka qenë më e lehtë të kesh në duar veshmbathjet nga brendi Adidas dhe Reebok, duke hyrë në dardaniasport.com ju mund të përzgjidhni koleksionin që ju pëlqen apo edhe modelin e atleteve që ju pëlqejnë dhe ta bëni porosinë. Pasi të keni konfirmuar adresën, nesër do të hapni kutinë e dardaniasport.com dhe të nisni aventurën në sport, terren apo shtigje të natyrës.

Pagesa

Pagesa mund të bëhet On Line (me kartelë bankare) apo me para në dorë pasi të keni pranuar porosinë tuaj. Të gjitha shpenzimet e transportit mbulohen nga dardaniasport.com Në rast se keni ndonjë kërkesë shtesë që lidhet me porosinë tuaj ju gjithnjë mund të kontaktoni me stafin profesional të dardanisport.com

Oferta Speciale

Oferta speciale nga dardaniasport.com është e vlefshme nga ky moment, ndërsa përfshinë 20% zbritje në më shumë se 1000 mijë artikuj. dardaniasport.com është adresa. /Telegrafi/

Artikull i sponsoruar