LAJMI I FUNDIT:

Dardanët vazhdojnë përgatitjet, Zeneli e Sahiti flasin me optimizëm

Dardanët vazhdojnë përgatitjet, Zeneli e Sahiti flasin me optimizëm

Futbollistët e Kombëtares së Kosovës pas pushimit të djeshëm iu kanë rikthyer përgatitjeve për ndeshjen e parë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve kundër Qipros, që zhvillohet më 2 qershor në Larnaca.

Përveç stërvitjeve të zakonshme, në ditën e sotme përzgjedhësi Alain Giresse ka vendosur të zhvillojë edhe një ndeshje testuese, duke i ndarë lojtarët në dy ekipe. Për këtë ndeshje u ftuan edhe katër lojtarët e Kombëtares U21, Leard Sadriu, Valon Zumberi, Ilir Krasniqi dhe Qendrim Zyba.

Ndonëse temperaturat ishin mjaft të larta, kjo nuk i pengoi Dardanët që të tregojnë angazhim dhe të luajnë me intensitet të lartë, duke ia mundësuar edhe trajnerit francez që ta ketë një pasqyrë sa më reale të formës së secilit lojtar, por edhe të aplikojë skemat e lojës me të cilat synon ta nisë suksesshëm këtë cikël të ri në Ligën e Kombeve.

E pas seancës së sotme stërvitore, mesfushori Arbër Zeneli është shprehur i lumtur që pas një viti mungesë është rikthyer sërish në ekipin kombëtar, teksa shpreson në cikël të suksesshëm. “ Mund të presim ndeshje shumë të mira. Shpresoj ta nisim me fitore ndaj Qipros në ndeshjen e parë e pastaj ndaj Greqisë ta kemi stadiumin e mbushur me shikues. Më kanë munguar shumë paraqitjet me Kosovën. Jam kthyer në shkurt, pastaj pata rastin të vij në mars por u lëndova sërish, ndërsa tani jam shumë mirë. Për Kosovën duhet ta japim maksimumin të gjithë. Duhet mos e kursejmë veten për shtetin tonë, për shikuesit që vijnë dhe për të gjithë shqiptarët që janë gjithandej. Jam në formë të mirë, por çdo minutë më shumë për mua është e rëndësishme. Pres ndihmën e shikuesve kundër Greqisë dhe të vazhdojmë me rezultate pozitive”, ka theksuar Zeneli.

Ndërkaq, sulmuesi i krahut, Emir Sahiti, nuk ka mundur ta fshehë entuziazmin e tij në grumbullimin e parë me Kombëtaren.

“Është ndjenjë e mirë ta përfaqësoj Kosovën. Është grumbullimi im i parë dhe do të mundohem ta jap maksimumin. Shihet që ka cilësi në ekipin e Kosovës. Kemi bërë katër ditë stërvitje së bashku dhe po ndjehemi mirë pas sezoneve të mira që kemi pasur me skuadrat tona. Shpresojmë në fitore ndaj kundërshtarëve tanë. Me Hajdukun fituam Kupën dhe jam grumbulluar te Kosova me një motiv të madh. Shpresoj ta ndihmoj Kosovën. Tifozët ‘Dardanët’ janë lojtari i 12-të për ne dhe besoj se do të kemi përkrahje të madhe e neve na mbetet t’ua kthejmë me fitore”, ka thënë Sahiti.

Dardanët do të vazhdojnë me stërvitje edhe paraditen e së martës në orën 10:30 në stadiumin “Fadil Vokrri”, teksa të mërkurën në mëngjes do të udhëtojnë drejt Qipros.

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori