Epidemiologu Dragan Danillovski ka frikë se festimet e ardhshme do të sjellin rreziqe epidemiologjike.

Danillovski thotë se njerëzit këtu, mesatarisht, ashtu si në vendet e tjera, kanë një mentalitet me mungesë ndjeshmërie, dhembshurie dhe ndërgjegjeje.

“Kam frikë se ajo që vijon festat do të sjellin rreziqe të reja. U bëjë thirrje që ato festime të jenë me një nivel të lartë të vetëdijes”, tha Danillovski në “Studio 10” dhe kujtoi se autoritetet e kishës gjithashtu kanë bërë thirrje që në kishë hyjet me maskë.

Ai shpjegoi se kjo pandemi nxori në sipërfaqe të gjitha mangësitë dhe deklaroi se kafenetë janë plot, megjithëse apelohet që të mos ketë asnjë grupim./Telegrafi/