LAJMI I FUNDIT:

Dallimi kryesor mes meshkujve dhe grave narcisiste

Dallimi kryesor mes meshkujve dhe grave narcisiste

Rreth 6 për qind e popullsisë së botës janë narcisistë. Hulumtimet përgjatë viteve kanë treguar se ky çrregullim personaliteti është më i shpeshtë te meshkujt sesa te gratë.

Sidoqoftë, sjelljet e meshkujve narcisistë dhe grave narcisiste mund të dallojnë. P.sh., më shumë meshkuj sesa gra bëjnë shaka me njerëz në internet, sepse kjo i bën ata të ndihen superiorë ndaj të panjohurve, transmeton Telegrafi.


Të gjithë narcisistë kanë trajta të caktuara. Ata definohen si njerëz të cilët e duan veten jashtëzakonisht shumë, besojnë se janë më të mirë se secili afër tyre, prandaj i trajtojnë tjerët me nënçmim.

Ata janë të interesuar vetëm pas vetes, dhe bëjnë detyra të caktuara vetëm nëse përfitojnë vetë.

Sidoqoftë, narcisizmi dallon mes meshkujve dhe grave.

P.sh., meshkujt narcisistë përpiqen ta ‘nënvlerësojnë’ partneren në mënyrë që ta bëjnë atë më pak të pafuqishme sepse vetëm në këtë mënyrë ajo do të qëndrojë me të. Ndërsa femrat narcisiste nëse nuk janë të lumtura me partnerin, pra nëse duan më shumë, ato thjesht bëjnë seks me dikë tjetër dhe e gjejnë një partner më të fuqishëm.

Vlen të ceket se narcisistët rrallëherë janë të dhunshëm – ata janë shumë të mirë në kontrollimin e emocioneve, dhe dinë si t’i manipulojnë tjerët në mënyrë që të duken histerikë.

Ata janë më të prirë ta përdorin trurin për të arritur diçka, sesa forcën fizike.

Ekspertët bëjnë të ditur se meshkujt narcisistë mund t’i ‘sundojnë’ tjerët përmes manipulimeve apo lojërave, ndërsa femrat narcisiste e shfrytëzojnë sharmin seksual për të arritur atë çfarë duan. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Është koha për të mbjellë dredhëza në vazo: Ndiqni këto rregulla

Është koha për të mbjellë dredhëza në vazo: Ndiqni këto rregulla

Kopshtaria
Kalo në kategori