LAJMI I FUNDIT:

Dalin pamjet kur dy policë në Indiana të SHBA-së rrahin brutalisht personin e prangosur (Video)

Dalin pamjet kur dy policë në Indiana të SHBA-së rrahin brutalisht personin e prangosur (Video)

Dy oficerë të policisë amerikane në Indiana akuzohen se kanë shkelur të drejtat civile dhe federale pasi kanë ushtruar dhunë ndaj një personi të arrestuar.

Rasti ka ndodhur në Janar të vitit 2018, por pamjet e kamerave të sigurisë janë publikuar në media së fundmi.

Cory Newland 35 vjeç dhe Joshua Titus 30 vjeç qëlluan me grushte një person të ndaluar, i cili ishte ulur në karrige dhe me pranga në duar.


Tërësisht i pambrojtur dhe i pamundur për të reaguar, ai u sulmua nga dy oficerët e policisë, të cilët ushtruan dhunë.

I ndaluari Mario Ledesma provokoi oficerët e policisë, dhe këta të fundit më pas reaguan ashpër duke e shtrirë përtokë edhe pse ishte i prangosur.

Zyra e FBI në Indianapolis ka dënuar këtë ngjarje duke thënë se raste të tilla nuk mund të tolerohen.