LAJMI I FUNDIT:

Dalin pamjet e ekzekutimit në Vlorë të 41-vjeçarit, autorët e ndjekin me veturë derisa e eliminojnë

Dalin pamjet e ekzekutimit në Vlorë të 41-vjeçarit, autorët e ndjekin me veturë derisa e eliminojnë

Pas ngjarjes që tronditi mbrëmjen e djeshme qytetin e Vlorës, kanë dalë edhe pamjet e vrasjes së 41-vjeçarit Laertjad Kekaj. 

Nga pamjet e videos të siguruara nga ambientet përreth shfaqen 3 persona të cilët largohen me vrap për shkak të të shtënave të cilët besohet se janë qytetarë të thjeshtë ndërsa një i katërt që mendohet se është Laertjad Kekaj i plagosur, vrapon për t’u shpëtuar plumbave.


Disa sekonda më vonë në video shfaqet një Audi ngjyrë gri që lëviz me shpejtësi në drejtimin që vrapon i plagosuri. Ndërkaq, disa momente më vonë e njëjta makinë kthehet mbrapsht dhe në këtë moment mendohet se e kanë riqëlluar 41-vjeçarin.

Laertjad Kekaj ka ecur rreth 100-150 metra deri tek Kisha Ortodokse por është ndjekur nga autorët, njëri prej tyre mendohet se personi që ka qenë në sedijen e parë të Audit ka zbritur dhe e ka ndjekur deri në afërsi të furrës së bukës në këtë zonë dhe e ka qëlluar sërish për t’u siguruar që 41-vjeçari të vdiste.

Sipas ekspertëve mjeko-ligjorë, 6 plumbat kanë përshkuar trupin e viktimës pjesa më e madhe në kokë.

Deri më tani autorët mbeten të paidentifikuar ndërsa policia ka shoqëruar në polici 8 persona për t’i marrë në pyetje ndërsa në vendngjarje janë gjetur 28 gëzhoja kallashnikovi dhe pistolete, prej nga dolën 6 plumba që përfunduan në trupin dhe kokën e 41-vjeçarit duke rezultuar fatal për të./RTSH

Video e plotë

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori