Raportimet e fundit që vijnë nga Franca bëjnë të ditur se mbrojtësi i majtë i Interit, Dalbert, mund të largohet drejt Ligue 1, Monaco, si huazim me të drejtë blerje.   

Braziliani është transferuar nga Nivce në verën e shkuar pas shumë bisedimesh për një  shifër prej 20 milionë euro.


24-vjeçari nuk ka arritur ta tregojë vlerën e veta nën urdhrat e Luciano Spallettit, duke i zhvilluar vetëm pesë ndeshje.

GettyImages 856270734 Dalbert në aksion . (Photo by Maurizio Lagana/Getty Images)

Sipas Le10Sport dhe L'Equipe mësohet se për lojtarin është një ofertë nga Monaco, për huazim me të drejt blerje.

Marseille po ashtu e do në skuadër, ndërsa edhe Borussia Dortmund mund të jenë opsion.

GettyImages 897738250 Dalbert . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Trajneri i ri i Dortmundit, Lucien Favre, e njeh Dalbertin nga Nice, por duket se Monaco është në avantazh.

Dalbert njihet për depërtimet e tij nga krahu i majtë dhe harkimet. /Telegrafi/

telegrafi sport app