Dakota ka ndezur thashethemet për fejesë me të dashurin e saj, Chris Martin, pasi u fotografua në West Hollywood me një unazë smeraldi në gishtin e saj të majtë javën e kaluar.

Derisa vajza 31 vjeçe e Don Johnson dhe Melanie Griffith mbante një pako në duar, guri i çmuar tërheqës nuk kishte si të mos vërehej.

Megjithatë, ajo mezi njihej meqë u shfaq me një palë syze dielli të errëta si dhe një maskë të tillë, në përputhje me protokollet e sigurisë për COVID-19.

Dakota Johnson (Foto: The Image Direct)

Për më tepër, ajo u mbulua me një pallto të zezë me gjatësi deri në fund të këmbëve dhe kishte veshur një palë tuta gri.

Disa herë, ajo u pa duke mbajtur sende të reja të blera në njërën dorë, teksa bisedonte në telefon, duke theksuar sa më shumë unazën.

Të gjitha lajmet nga Dakota Johnson Të gjitha lajmet nga Dakota Johnson

Gjatë viteve, ajo dhe frontmeni i “Coldplay”, 43 vjeçar, kanë punuar shumë për të mbajtur lidhjen e tyre private që kur filluan romancën në 2018.

Çifti filluan takimet në 2017, por më pas u nda për pak kohë në qershor 2019, vetëm për t’u rikthyer së bashku në gusht të vitit të kaluar.

Dakota Johnson (Foto: The Image Direct)

Martin ka qenë i martuar për disa vite me Gwyneth Paltrow, të cilët u divorcuan në vitin 2016.

Ata janë prindër të dy fëmijëve, vajzës Apple (16 vjeçe) dhe djalit Moses (14 vjeç). /Telegrafi/

Dakota Johnson (Foto: The Image Direct)

Chris Martin (Foto: Getty Images)