LAJMI I FUNDIT:

Dakordësia me PS për komisionet, Bardhi: Pas pesë muajsh mazhoranca ka reflektuar

Dakordësia me PS për komisionet, Bardhi: Pas pesë muajsh mazhoranca ka reflektuar

Në Konferencën e Kryetarëve në Kuvendin e Shqipërisë, që u zhvillua këtë të martë u arrit dakordësia mes mazhorancës dhe opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore.

Kreu Grupit Parlamentar demokrat Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat u shpreh se pas 5 muajsh mazhoranca reflektoi, duke pranuar kërkesën e opozitës që komisionet hetimore për sterilizimin dhe të dhënat personale të ngrihen.


Mes tjerash ai tha se opozita kërkon që Kuvendi t’i rikthehet normalitetit.

“Sot pas 5 muajsh, mbledhja e konferencës s ë kryetarëve u kthye në 12 tetor, atje ku nisi motivi i legjitim i opozitës për të penguar funksionimin normal të Kuvendit. I kam bërë apel kolegëve të mazhorancës që të mos marrin vendim të nxituar. Të marrin kohën e nevojshme për një dialog parlamentar të nevojshëm në një vend anëtar të NATO-s, por me arrogancë në 12 tetor u vendos rrëzimi i kërkesës për komisionin hetimor lidhur me kontratat koncensionare në shëndetësi dhe rrëzimi i komisionit hetimor për sistemin TIMS dhe refuzimi i kërkesës së opozitës për të ndryshuar përbërjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Është lajm i mirë që pas 5 muajsh mazhoranca ka reflektuar. Sot ishte një diskutim dhe vendimarrje në parim.

Arrihet dakordësia në parim mazhorancë-opozitë në Shqipëri, zbulohen komisionet hetimore që do të ngrihen
Lexo po ashtu Arrihet dakordësia në parim mazhorancë-opozitë në Shqipëri, zbulohen komisionet hetimore që do të ngrihen

Të mos e raportojmë si një çështje të mbyllur. Kemi rënë dakord për ngritjen e komisionit hetimor për koncensionin e sterilizimit dhe ngritjen e komisionit hetimor për të dhënat e sistemit TIMS. Kemi rënë dakord që çdo ligj që kërkon 3/5 pa përjashtuar ligjin për kodin zgjedhor, të diskutohet në një komision, që do të ngrihet në Kuvendin e Shqipërisë në paritet të plotë mes PD dhe PS, me vendimarrje që merren me konsensusin e të dyja palëve. Për opozitën ka qenë gatishmëria për t’u kthyer normaliteti në Kuvend por që kjo të ndodhë, duhet të plotësohen kërkesat e opozitës”, tha Bardhi. /Telegrafi/