LAJMI I FUNDIT:

Daka: U ndjeva e ofenduar nga talljet për telefonatat e diasporës

Daka: U ndjeva e ofenduar nga talljet për telefonatat e diasporës
Foto: Arkiv

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedjeve, Valdete Daka, ka thënë se telefonimi i mërgimtarëve nuk është i vetmi veprim që do të bëjnë ndaj tyre për t’ia mundësuar votimin në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ajo tha se kjo është një nga procedurat dhe se përmes kësaj synohet verifikimi i votuesit, i cili më herët do të ketë plotësuar një aplikacion me të dhëna dhe se telefonata nuk do të bëhet vetëm një herë në rast të mospërgjigjes.

“Ky vendim s’e privon mërgatën të votojë, por vetëm e bën verifikimin e votuesve. Është bërë një fushatë kundër KQZ-së dhe kundër vendimit, i cili e bën më të qartë integritetin e votës së diasporës. KQZ s’ka tentuar dhe as do të tentojë ta privojë diasporën të votojë, por në çdo palë zgjedhje ka ndërmarrë gjithçka që është e mundur ligjërisht për t’ia mundësuar votimin edhe atyre”, tha Daka në Klan Kosova.

Daka  gjithashtu tha se duhet marrë parasysh se thuajse përherë zgjedhjet kanë qenë të jashtëzakonshme, prandaj edhe koha e përgatitjes është e shkurtër për një operacion të komplikuar të votimit për diasporën.

Si do të zhvillohet procedura e telefonatave?

“Kjo çështja e telefonatave është banalizuar. S’është e vërtetë që KQZ do t’ia pamundësojë votimin mërgimtarëve vetëm për faktin se nuk është lajmëruar në telefon. Ne kemi zhvilluar hap pas hapi procedurën dhe s’është i vërtetë që verifikimi bëhet vetëm me telefon. Aplikacionet e votuesve jashtë Kosovës plotësohet nga dokumentet që bashkëngjiten dhe nëse i plotësojnë kushtet atëherë vetëm në fund KQZ do t’i telefonojë. Në ditën e zgjedhjeve në Kosovë çdo qytetar duhet ta tregojë një dokument identifikimi dhe i njëjti send do të jetë edhe për qytetarët jashtë vendit. Në një mënyre do të na duhet ta verifikojmë. Telefonata do të bëhet disa herë ndaj një personi për të verifikuar nëse është ai që ka aplikuar”.

Ajo u ankua se në rrjetet sociale, përveç shakave, pati edhe ofendime ndaj KQZ-së e deri në personale.

“Tashmë në rrjete sociale jemi bërë temë e hajgarave të mëdha, sharjeve, fyerjeve deri në fyerje personale që kanë qenë të drejtuara në radhë të parë ndaj meje si kryetare e KQZ-së. Unë e kam ndje veten shumë të ofenduar dhe s’është Valdete Daka ajo e cila e ka marrë këtë vendim. Mos harroni që ne dje kemi votuar të gjithë unanimisht. Të gjithë anëtarët që kanë qenë prezent e kanë votuar pa asnjë reagim, pa fjalë që më kishin bërë me dije që kanë diçka kundër këtij vendimi. Këtë vendim e kam lexuar me zë dhe e kemi marrë në prani të gazetarëve”, tha ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Dokumente, kompjuterë dhe armë - policia tregon se çfarë sekuestroi gjatë arrestimit të dy të dyshuarve për spiunazh

Dokumente, kompjuterë dhe armë - policia tregon se çfarë sekuestroi gjatë arrestimit të dy të dyshuarve për spiunazh

Lajme
“Faleminderit heronjtë tanë të heshtur”- eksperti i sigurisë thotë se AKI dëshmoi se është në krye të detyrës me arrestimin e spiunëve

“Faleminderit heronjtë tanë të heshtur”- eksperti i sigurisë thotë se AKI dëshmoi se është në krye të detyrës me arrestimin e spiunëve

Lajme
Spiunazh dhe bashkëpunim me BIA-n serbe, deklarata e Prokurorisë dhe detaje tjera – gjithçka nga arrestimi i dy të dyshuarve në Ferizaj

Spiunazh dhe bashkëpunim me BIA-n serbe, deklarata e Prokurorisë dhe detaje tjera – gjithçka nga arrestimi i dy të dyshuarve në Ferizaj

Lajme
Cilat janë dënimet për kryesit e veprës penale

Cilat janë dënimet për kryesit e veprës penale "Spiunazh", sipas Kodit Penal të Kosovës?

Lajme
I dyshuari për spiunazh kishte dhënë deklaratë të paautorizuar për një televizion francez dhe i shkroi letër Kofi Ananit në OKB

I dyshuari për spiunazh kishte dhënë deklaratë të paautorizuar për një televizion francez dhe i shkroi letër Kofi Ananit në OKB

Lajme
Hoxhaj në Akademinë e Mbrojtjes së Austrisë: Kosova është duke u sfiduar edhe nga vet BE-ja

Hoxhaj në Akademinë e Mbrojtjes së Austrisë: Kosova është duke u sfiduar edhe nga vet BE-ja

Lajme
Kalo në kategori