LAJMI I FUNDIT:

Daja kërkon përkrahje nga e gjitha Kosova për ndeshjen ndaj BATE Borisovit

Daja kërkon përkrahje nga e gjitha Kosova për ndeshjen ndaj BATE Borisovit

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka kërkuar mbështetje të madhe nga e gjithë Kosova në ndeshjen e play-offit të Ligës së Konferencës ndaj Bate Borisovit, shtuar se janë të gatshëm për ndeshjen.

Ballkani luan ndaj BATE Borisovit të enjten nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë


Daja pret paraqitje të madhe nga lojtarët e kampionit të Kosovës, kundër një ekipi si ky nga Bjellorusia, duke nënvizuar se edhe Qëndrim Zyba është në mëdyshje për ndeshjen, por beson që ata që do të jenë në fushë do të mbulojnë më shumë se sa kanë mbuluar.

“Po t’i kthehemi historisë për një vit, gjendemi përsëri në play-off dhe rezultatet janë historike. Ne përfaqësojmë Kosovën dhe kemi bërë një stërvitje pasi jemi marrë me përgatitjet për ndeshjen e kampionatit. Dje është bashkuar grupi kemi këtë lloj përfaqësimi historik brenda. Është larguar Rrahmani, është dëmtuar Emërllahu dhe se fundi Zyba. Do të shohim nëse ka gjasa. Duke pasur kaq shumë ndryshime, kemi bërë disa ndryshime në stërvitje”.

“Kërkojmë një mbështetje nga e gjithë Kosova. Përveç Ballkanit, përfaqësojmë edhe Kosovën dhe pres mbështetjen për lojtarët. BATE Borisov ka eksperiencë në garat evropiane. Ka qenë në fazë të grupeve. Ne nesër do ta vlerësojmë BATE-n edhe për eksperiencën edhe si kundërshtar. Besoj që nesër BATE është favorit por do te thosha që dyja ekipet që shfrytëzojnë rastet munden ta bëjnë një hap para. E këtë duam ta bëjmë vet”.

Trajneri i BATE, Alshevsky flet për ndeshjen me Ballkanin: Do të luajmë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës
Lexo po ashtu Trajneri i BATE, Alshevsky flet për ndeshjen me Ballkanin: Do të luajmë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës

“Nuk duhet të bëjnë më shumë. Duhet ta japin maksimumin dhe karakteri i fituesit ka qenë ajo që ka shtyrë ekipin në këtë ecuri. Nuk pretendoj të bëjnë më shumë se që kanë bërë, por ndoshta të japin pak më shumë për të ulur problematikën e mungesave. Pres të japin pak më shumë titullarët për të mbuluar mungesat”, ka thënë Daja. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Ligue 1
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori