Mediat britanike e komentojnë me shqetësim planin e rikthyer para zgjedhjeve nga qeveria shqiptare për një amnisti fiskale.
Sipas tabloidit Daily Mail, Shqipëria mund të bëhet një “parajsë e pastrimit të parave” për bosët e drogës nëse miratohet ligji që u mundëso të fshehin qindra miliona para kriminale.
Qeveria shqiptare shkruan gazeta, po prezanton një “amnisti fiskale”, duke lejuar këdo që të deklarojë pasuri deri në dy milionë euro pa pasur nevojë të zbulojë origjinën e parave. Këtë zhvillim, tabloidi britanik e lidh me hetimin se kreu kjo media e cila pretendon se baronët e drogës që operonin në Britani kanë pastruar shuma të mëdha në vila luksoze, banesa, toka bujqësore, palestra, bare dhe madje edhe një pikë karburanti në Shqipëri.
Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani (NCA), një zyrë e ngjashme me FBI-në amerikane, ka paralajmëruar se sasia e parave kriminale që largohen nga Britania e Madhe është rritur “në mënyrë eksponenciale” gjatë katër ose pesë viteve të fundit, e nxitur nga bandat shqiptare të drogës që dërgojnë para në vendin e tyre.
Daily Mail shkruan se këtë vit më shumë se 13 mijë shqiptarë kanë arritur ilegalisht në Britani të Madhe përmes Kanalit të La Manshit, me varka të vogla.
Artikulli evidenton për ilustrim rastin e një anëtari shqiptar të një bande kokaine që pastronte 10 milionë paund, të cilit së fundi i është konfiskuar një vilë, tri apartamente, dy garazhe dhe 20 hektarë tokë në Shqipëri.
Sipas medias britanike, paratë e pista besohet se kanë nxitur një bum ndërtimesh në Shqipëri.
Vlera e lejeve të ndërtimit Tiranë, sipas vlerësimit të artikullit është rritur nga 112 milionë paund në tremujorin e parë të 2021 në 206 milionë paund në të njëjtën periudhë të këtij viti.
Bandat e krimit të organizuar dyshohet se kanë përdorur një sërë metodash për të transportuar paratë kriminale në Shqipëri, duke përfshirë përdorimin e agjencive të udhëtimit, fshehjen e dhjetëra mijëra paundeve në pjesën e pasme të televizorëve ose mbushjen e rrotave të kamionëve me kartmonedha.
Tabloidi tregon në një rast se një çifti shqiptar që po udhëtonte me një foshnje 9 muajshe iu sekuestruan 100 mijë paund në kroskotin e automjetit tip Audi. Drejtuesi i mjetit u dënua me 4 vjet burg.
Një zyrtar shqiptar citohet ti ketë thënë medias britanike se shumë shqiptarë largohen nga vendi pasi nuk kanë asgjë, dhe pasi shkojnë në Angli kthehen pesë vjet më vonë duke ngarë makina luksoze dhe duke blerë vila. /Ora News/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
ASH: Qeveria monoetnike largon gjuhën shqipe në Korridorin 8

Elon Musk ndan hartën e natalitetit në Evropë: Pjesa më e madhe e kontinentit në "të kuqe", bie në sy Kosova

Fried pas deklaratave të Osmanit: Vlerësimi për administratën Trump është taktikë e mirë

Blindohet godina në Theth, shembja do bëhet me tritol

Përballje e pazakontë: Familja ruan qetësinë dhe e përzë ariun nga vendi ku po përgatiste fli

"Bajraktari" Vladaj pas Kuvendit të Thethit: Diaspora, Dukagjini, Kukësi e Malësia e Madhe do të na vijnë në ndihmë

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë