Debati i hapur prej kohësh rreth qëndrimit apo jo në Bashkimin Evropian të Britanisë së Madhe, ka përfshirë edhe Shqipërinë para disa ditësh. Ministri britanik i Drejtësisë, Michael Gove, pati thënë se Britania duhet të largohet nga BE-ja dhe të fillojë bashkëpunimin e tregtisë së lirë me Shqipërinë, Bosnjën apo Serbinë.
Por, kjo deklaratë po konsiderohet “qesharake” dhe e pakuptueshme nga britanikët. Madje, gazeta e madhe britanike Daily Mail ka qëndruar në Shqipëri dhe ka shfaqur të metat e shtetit shqiptar, duke bërë krahasimin me jetesën e shqiptarëve dhe britanikëve.
Titulli i artikullit të Daily Mail, i cili u botua sot, e përqesh Gove-n dhe po ashtu edhe Shqipërinë në të njëjtën kohë. “Mr Gove, nëse mendoni se ne duhet të jemi si Shqipëria, ju jeni një gomar”, shkruhet në titullin e tabloidit anglez.
Tabloidi britanik i vë theks të veçantë ekonomisë së shtetit shqiptar, jetesën e shqiptarëve dhe të ardhurat mesatare të shqiptarëve të cilat “janë vetëm 5 funte në ditë”.
Gazetari bën krahasimin në mes të dy vendeve dhe e përshkruan Shqipërinë si një vend me korrupsion të lartë e me krim të organizuar.
“Shqipëria është një shtet i varfër i Ballkanit, ende duke luftuar për të shpëtuar trashëgiminë e komunizmit mizor dhe me krim e korrupsion të lartë. Britania, në të kundërtën, është një prej vendeve më të pasura të botës, vendlindja e revolucionit industrial dhe nënë e demokracisë”, shkruan Daily Mail.
Ata e quajnë qesharak propozimin e Sekretarit të drejtësisë britanike, shkruan Insajderi.
“Megjithatë, ky është pikërisht propozimi qesharak i dhënë javën e kaluar nga Michael Gove, kur Sekretari i Drejtësisë tregoi për lidhje ekonomike me Shqipërinë, ishte një frymëzim i vështirë për një Britani post-BE”, thuhet më tej në artikull.
Gazetari britanik vë edhe më tej në pah të metat e Shqipërisë. Ai takon një burrë me emrin Qemajl në fshatin Gërdec, i cili, sipas asaj që shkruhet në Daily Mail, ishte duke kërkuar blerës për gomarin e tij pasi ishte i thyer dhe pa para, njofton Insajderi.
Gazetari e pyeti Qemajlin se a mundet Shqipëria të jetë vend shembull për Britaninë. “kjo tingëllon shumë çuditshëm. Situata është shumë e keqe. Pse do dëshironit të bëheni si ne?”, i thotë Qemajli gazetarit anglez.
Artikulli tregon për Shqipërinë e papunësisë, të shëndetësisë së dobët dhe kultivimit e trafikimit të drogës.
“Dy vjet më parë, qindra policë të armatosur të mbështetur nga helikopterë sulmuan një fshat malor ku punonin rreth 3 mijë persona me qëllim tregun evropian”, shkruhet në artikull.
Britania duhet të marrë një vendim rreth mbetjes apo largimit nga BE-ja më 23 qershor të këtij viti, kur do të mbahet një referendum në Britani të Madhe. Partitë konservatore britanike insistojnë për largim nga BE-ja, ndërsa kryeministri Cameron është për qëndrimin e mëtejshëm në BE.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sekuestrohen dhjetëra mijëra euro të vjedhura në Durrës, arrestohen dy persona
Një i vdekur dhe dy të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Kumanovë – Shkup
Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Vërshime në Prishtinë, rruga "Ali Pashë Tepelena" shndërrohet në liqe
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
E rrahin e më pas ia vjedhin telefonin dhe paratë, arrestohen tre të dyshuar në Fushë Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit