Dahliat fantastike do të lulëzojnë për ju gjatë gjithë vjeshtës: Duhet të bëni vetëm një gjë

Si ujiten dhe krasiten dahliat? Ja një këshillë!
Dahliat janë yje të vërteta të luleve në kopsht gjatë gjithë verës, por nëse i rritni me kujdes, ato do ta zbukurojnë oborrin tuaj deri në vjeshtën e vonë.
Këto lule madhështore pëlqehen në të gjithë botën - ka kaq shumë ngjyra dhe varietete të dahlias sa mund të dekoroni një kopsht të tërë vetëm me to.
Ka kopshtarë që janë të fiksuar pas dahlias, duke i rritur ato në rreshta përgjatë gardheve dhe mureve. Është e rëndësishme të dini se sa të gjata janë varietetet e saj që rritni, kështu që gjithmonë vendosni ato më të shkurtrat në rreshtin e parë.
Duhet të lini hapësirë të mjaftueshme rreth secilës prej tyre që të mund të arrini dhe të hiqni sythat e rritur. Asnjëherë mos i vendosni thellë në lehen e luleve, maksimumi është pika që mund t’i arrini me gërshërë.
Dahliat janë lule që duhen ujitur me shumë kujdes. Ato nuk e pëlqejnë nxehtësinë ekstreme ose thatësirën. Nëse e vuajnë këtë, gjethet vyshken dhe nuk ka shumë lule. Është mirë që të përdorni ujitjen “pikë-pikë”, kështu që humbet sasia më e vogël e ujit dhe uji shkon drejt në rrënjë, transmeton Telegrafi.

Është mirë të futni një tub ujitës kur mbillni zhardhokë. Gjëja më e rëndësishme është të prisni rregullisht lulet që janë tharë. Nëse e lini lulen të arrijë farën, dahlia jo vetëm që do të jetë më pak e bukur, por humbet energji të çmuar.
Një mënyrë e mirë për ta parandaluar këtë është të prisni disa lule ndërsa janë ende në forcë dhe ngjyrë të plotë dhe të bëni një buqetë të bukur për tryezën në dhomën tuaj të ngrënies ose dhomës së ndenjes.
Mos harroni se heqja e sythave të rritur është ende një punë që duhet bërë rregullisht - në fillim një herë në javë, dhe kur ato janë në lulëzim të plotë, çdo disa ditë. /Telegrafi/




















































