Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ditën e djeshme (e enjte) ka festuar ditëlindjen e 33-të.

Ajo duket se këtë vit udhëtoi për në Londër së bashku me partnerin e saj, DJ Geek.


Kështu të paktën ka lënë të kuptohet përmes disa postimeve që ka shpërndarë në Instagram.

Screenshot 1 78 Dafina Zeqiri (Foto: Instagram)

Në pozat e reja, saktësisht në një imazh përkrah të dashurit, krijuesja e hitit “Karma” ka falënderuar të gjithë për urimet e ditëlindjes.

“Faleminderit të gjithëve për mesazhet e bukura dhe prekëse të ditëlindjes. Ju dua përgjithmonë”, ka shkruar Zeqiri.

Ajo përndryshe po vazhdon të jetë aktive me prurje të reja muzikore, ndërkohë që e fundit mbetet “Dashni” në bashkëpunim me Mumën.

Ky duet i dyshes së famshme ka grumbulluar plot 13 milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/