LAJMI I FUNDIT:

Dafina Neziri – grimerja e parë kosovare pjesë e MTV EMA 2019, puna e saj tashmë po bën bujë edhe në botë

Dafina Neziri – grimerja e parë kosovare pjesë e MTV EMA 2019, puna e saj tashmë po bën bujë edhe në botë

Dafina Neziri, tashmë emër shumë i njohur për të gjithë ne, momentalisht është njëra nga grimeret më të kërkuara në trojet shqiptare dhe jo vetëm.

Grimerja, e cila ka shkollën profesionale të ‘Make Up-it’ në Prishtinë ‘Kryolan Kosova’, tash e sa kohë është duke bërë bujë me punën e saj të mahnitshme, duke sjellë gjithnjë trendet e fundit në grim.


Marrë parasysh punën e gjatë dhe të suksesshme, ajo ka arritur të grumbullojë fansa të shumta në rrjetet sociale, të cilët ndjekin çdo aktivitetet të saj, madje së fundmi po ndiçet edhe nga shumë yje botërore, e mbi të gjitha puna e saj është komentuar edhe nga kompania e superyllit, Kylie Jenner, ‘Kylie Cosmetics’.

Grimerja Dafina Neziri pjesë e MTV EMA 2019

Se është e kërkuar gjithandej, kjo u vërtetua javë më parë, ndërsa ishte e pranishme për realizimin e ‘Make Up-it’ në një event aq të rëndësishëm, siç është ‘MTV EMA’.

Loredana takon Ronaldon dhe mbështet Dua Lipën në interpretimin e saj
Lexo po ashtu Loredana takon Ronaldon dhe mbështet Dua Lipën në interpretimin e saj

E njëjta ishte prezente në evenimentin ‘MTV EMA 2019’ që u zhvillua në Sevilla të Spanjës, për të grimuar shumë artistë, e në mesin e tyre ishte edhe reperja Loredana Zefi, me të cilën bashkëpunon prej vitesh.

Me këtë rast, Neziri ishte takuar edhe me futbollistin Cristiano Ronaldo, këngëtaren Ava Max e po ashtu edhe yllin amerikan, Nicole Scherzinger.

Dafina Neziri takoi Nicole Scherzinger në “MTV EMA 2019”

Dafina, e cila jetoi deri në moshën 18-vjeçare në Gjermani, solli frymë të re të grimit në Kosovë.

Biondja gjithashtu është udhëheqësja e Krylon Kosova, aty ku solli edhe përvojën e saj shumëvjeçare si ‘makeup artiste’, sukseset e së cilës veç sa shkojnë e shtohen çdo ditë e më shumë. /Telegrafi/

Dafina Neziri takoi Cristiano Ronaldon në MTV EMA 2019
Dafina Neziri takoi Ava Max në MTV EMA 2019

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori