LAJMI I FUNDIT:

Daçiq i thotë ambasadorit amerikan: Serbia nuk do ta ndalojë fushatën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës

Daçiq i thotë ambasadorit amerikan: Serbia nuk do ta ndalojë fushatën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, gjatë një takimi me ambasadorin e SHBA-së në Serbi, Anthony Godfrey, ka biseduar biseduar për çështjen e Kosovës. Ambasadori amerikan i ka kërkuar Daçiqit që Serbia të ndalojnë fushatën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës, kurse ai i është përgjigjur se “nuk e kanë ndërmend ta ndalojnë këtë fushatë”.

“Biseduam pak edhe për Kosovën. Ata [SHBA] gjithmonë janë të interesuar nëse ne do të vazhdojmë të punojmë për tërheqjen e njohjeve [të Kosovës]”, ka thënë tha Daçiq pas takimit me ambasadorin Godfrey.


Në konstatimin se ambasadori amerikan menjëherë ishte interesuar për fushatën që po e zhvillon Serbia, siç raporton Tanjugu, Daçiç ka shpjeguar se ambasadori Godfrey e tha në mënyrë diplomatike “se ata do të ishin mirënjohës nëse ne do të kishim më shumë mirëkuptim për këtë dhe të ngadalësojmë me këto veprime”.

“Thashë se ne kemi mirëkuptim dhe se e kemi parasysh se të gjithë ata janë të pakënaqur, sepse do të ishin 30 vende që do ta kishin tërhequr njohjen e Kosovës. Sot është shumë e vështirë të gjesh një vend që tani do ta njohë Kosovën, sepse situata në bashkësinë ndërkombëtare ka ndryshuar”, tha Daçiq, transmeton Telegrafi.

Shefi i diplomacisë serbe deklaroi se kjo nuk ishte gjëja kryesore, por që Serbia dëshiron të thotë se asnjë kompromis nuk mund të arrihet pa të, dhe se “është gënjeshtër që 116 vende e kanë njohur Kosovën”.

“Nuk vjen në shprehja që ne ta ndalojmë fushatën, kurse ata të bëjnë fushatë për njohje, përfshirë edhe vendet e QUINT-it. Por, biseda ishte shumë korrekte. Është në dobinë tonë të gjejmë interes të përbashkët me SHBA dhe të kemi marrëdhënie korrekte, sepse kjo do të ishte në shërbim të interesave tona serbe dhe shtetërore “, tha Daçiq.

Ai tha se gjetja e një zgjidhje paqësore, me pëlqimin e fuqive të mëdha, do të ishte një bazë e mirë për një të ardhme më të mirë për Serbinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori