LAJMI I FUNDIT:

​Daçiq: Taksa, vendim politik, nuk ka dialog pa heqjen e saj

​Daçiq: Taksa, vendim politik, nuk ka dialog pa heqjen e saj

Shefi i diplomacisë së Serbisë, Ivica Daçiq tha se vendimi i Prishtinës për vendosjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe është politik.

Ai në fjalimin e tij në KS të OKB-së, tha se vendosja e kësaj takse është e ‘palogjikshme’, ndërkohë që Serbia është përmbajtur nga aktet e njëanshme për shkak të mos themelimit të asociacionit serb dhe vendimit të Kosovës rreth statutit të Trepçës.


“Vendimi për taksën është i motivuar politikisht dhe ka penguar vazhdimin e dialogut. Serbia beson se dialogu është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura”, tha Daçiq.

Duke folur për rishqyrtimin e misionit të UNMIK-ut në Kosovë, shefi i diplomacisë serbe tha se stafi i këtij misioni së fundi është reduktuar së bashku me buxhetin e tij, duke kërkuar nga vendet e OKB-së që të mos nguten me rishqyrtimin e vendimit rreth këtij misioni në Kosovë.

Ai ndërkaq ka rikujtuar se kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka akuzuar UNMIK-un se po shkruan raporte të shpikura, duke akuzuar edhe BE-në se ka ngulfatur dhe mbytur procesin e dialogut.

Daçiq përsëriti se Serbia është për vazhdimin e dialogut, por sipas tij kjo do të ndodhë vetëm kur Prishtina të heqë taksën. “Është koha për një paqe të qëndrueshme mes serbëve dhe shqiptarëve”, tha ai.

Ai ka thënë se i mbështesin akuzat e Gjykatës Speciale dhe presim që akuzat të behën zyrtare sa më shpejtë.

Shefi i diplomacisë serbe tha se Serbia ka paguar 750 milionë dollarë dhe do të paguaj edhe mbi 200 milionë dollarë në emër të borxhit që kishin marrë për Trepçën.

“Ne jemi të përkushtuar në dialog, por ne këtë do ta bëjmë pas vendimit që do të marr Prishtina për heqjen e taksës. Ne i përshëndesim të gjitha shtet që kanë kërkuar heqjen e taksës, por ne kërkojmë që të bëhet më tej presion për heqjen e taksës. Ne nuk do të vazhdojmë dialogun pa hequr taksën. Ne jemi të vendosur që çështja të zgjidhet përmes dialogut, duke e ndjekur kursin e paqes dhe kërkojmë që edhe pala tjetër të përmbahet nga provokimet”, raporton KP.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Lajme
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Kalo në kategori