LAJMI I FUNDIT:

Daçiq: Taksa “lojë” e përbashkët e kreut shtetëror të Kosovës, por do ta pësojë Haradinaj

Daçiq: Taksa “lojë” e përbashkët e kreut shtetëror të Kosovës, por do ta pësojë Haradinaj

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, duke komentuar thirrjen indirekte të presidentit Thaçi drejtuar kryeministrit Haradinaj për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe, ka thënë se kjo është një “lojë” e përbashkët e krerëve të shtetit, ku “është e mundur që më së shumti do të ketë pasoja kryeministri Haradinaj”.

Shefi i diplomacisë serbe, duke folur për një televizion serb, ka komentuar edhe vizitën e presidentit rus Vladimir Putin në Serbi si dhe qëndrimin e shefes së Diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.


Daçiq tha se SHBA nuk do të lejojë që Kosova të jetë pengesë për arritjen e një marrëveshjeje të përhershme.

“Vetë Mike Pompeo [Sekretari Amerikan i Shtetit]më pyeti se ku qëndron problemi kur është në pyetje Kosova dhe tha se Amerika udhëhoqi një auto-pilot politikë, siç ishte edhe 20 vjet më parë”, tha Daçiq.

Ndërsa, duke folur për qëndrimin e presidentit Thaçi lidhur me taksën ndaj mallrave serbe, Daçiqi tha se “ajo që ka deklaruar Thaçi nuk është ndonjë sinjal se taksa vërtetë do të hiqet”.

“Mendoj se nuk duhet ta idealizojmë shumë Thaçin. Nëse keni lexuar, Hoxhaj dhe Veseli kanë deklaruar se ka qenë ideja e tyre vendosja e taksës prej 100 për qind, kurse Veseli është njeri i Thaçit. Kjo është lojë e përbashkët, në të cilën duket se më së shumti do të ketë pasoja Haradinaj”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Daçiq ka folur edhe për pozicioni i kreut të Diplomacisë së BE-së, lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se çdo zgjidhje duhet të shkojë përmes Këshillit të Sigurimit.

“Ajo që është bërë deri më tani nuk ka nevojë të shkojë në Këshillin e Sigurimit, por nëse bëhet fjalë për përpjekje për një zgjidhje të përhershme, ajo do të kthehet në Këshillin e Sigurimit, sepse do të ishte logjike që Rezoluta 1244 të zëvendësohet me një tjetër. Sergei Lavrov [ministri i Jashtëm i Rusisë] i ka dërguar një letër Mogerinit, ku kërkoi që ajo ta informojë për rrjedhën e dialogut, por ajo nuk e njoftoi menjëherë atë. Pjesa më e rëndësishme e letrës që iu dërgua më pas Lavrovit nga Mogerini është se BE-ja vlerëson rolin e Rusisë. Kjo është e mirë, sepse ajo konfirmon se ende duhet të diskutohet dhe do të jetë i rëndësishëm roli i vendeve tona mike, Rusisë dhe Kinës”, tha Daçiq.

Ai shtoi se, kjo nuk do të thotë se do të ketë një ndryshim në formatin e dialogut, “por nëse ka indikacione se do të ketë një efekt pozitiv, atëherë është e mundur që në aspektin e organizimit të  jenë të gjithë të përfshirë.

“SHBA është e përfshirë në dialog që nga fillimi, Rusia jo. Kjo është e keqe dhe ajo për të cilën në kemi vërejtje, por Serbia vetë ka bërë kërkesë që dialogu të transferohet në Bruksel, por vendimi ishte i gabuar, sepse nuk marrin pjesë vendet që mbajnë anën tonë”, tha Daçiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

Drejtësi
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Lajme
Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga

Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga "Albkings", jepni dëshmitë në polici

Drejtësi
Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Drejtësi
Kalo në kategori