LAJMI I FUNDIT:

Daçiq rreth “shkëmbimit të territoreve”: Të presim së pari çfarë do të ndodhë në Berlin

Daçiq rreth “shkëmbimit të territoreve”: Të presim së pari çfarë do të ndodhë në Berlin

Mesazhi i një prej zyrtarëve të lartë të BE-së, komisionerit të zgjerimit Johannes Hahn se shkëmbimi i territoreve mund të jetë pjesë e një marrëveshjeje në mes të Beogradit dhe Prishtinës, tregon se Brukseli është duke u përpjekur që marrëveshja të arrihet sa më shpejtë.

Kështu shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, duke rikujtuar deklaratën e Hahn, i cili dy ditë më parë ka thënë se shkëmbimi i territorit mes Serbisë dhe Kosovës mund të jetë pjesë e një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme, duke theksuar se i vetmi parakusht për BE-në është se çdo marrëveshje duhet të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin në rajon.


Hahn flet për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi - a mund të jetë brenda saj edhe çështja e shkëmbimit të territoreve?
Lexo po ashtu Hahn flet për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi - a mund të jetë brenda saj edhe çështja e shkëmbimit të territoreve?

“Unë shpresoj se një zgjidhje për çështjen e emrit të Maqedonisë të shërbejë si një shenjë paralajmëruese për zgjidhjen e konflikteve të tjera në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe bllokimin në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë Hahn për “The Washington Post”.

Lidhur me këtë, po sipas mediave serbe, ministri i Jashtëm Ivica Daçiq është i kujdesshëm dhe thotë se Serbia është duke pritur që Prishtina të bëjë e para lëvizjen.

“Le të heqim qafe taksat, pastaj ta shohim. Le të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë në Berlin më 29 prill”, ka thënë Daçiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Lajme
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Politikë
Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Politikë
Kalo në kategori