LAJMI I FUNDIT:

Daçiq: Merkel dhe Macron i kërkuan Haradinajt ta heq taksën, në këmbim për heqjen e vizave Kosovës

Daçiq: Merkel dhe Macron i kërkuan Haradinajt ta heq taksën, në këmbim për heqjen e vizave Kosovës

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se “është parë se si Ramush Haradinaj respekton Gjermaninë e Francën dhe liderët e tyre”. Këtë deklaratë Daçiqi e bëri duke komentuar deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj,  në pritjen e organizuar nga Ambasada e Francës, ku tha se po rrite roli i Francës në arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi, duke ftuar presidentin Macron të angazhohet edhe më shumë në këtë drejtim.

Shefi i diplomacisë serbe, siç raporton Tanjugu, duke folur për “TV Prva”, tha se qëndrimi i Haradinajt është parë edhe gjatë takimit të fundit në Berlin, kurse vizitën e presidentit francez Emmanuel Macron në Serbi, Daçiq e sheh si një mesazh të mirë për Kosovën, “për vetë faktin se ai vjen në Beograd e nuk shkon në Prishtinë”.


“E shoh se sa Haradinaj respekton rolin e Francës. Ata [udhëheqësit e Kosovës] më nuk e dinë ku godasin”, ka thënë Daçiq, përcjell Telegrafi.

Më tej Daçiq ka treguar se si është sjellë Haradinaj në takimin e Berlinit, duke thënë se “ai ka nënçmuar kancelaren Merkel dhe presidentin Macron”.

“Ata në një moment i thanë: ‘Shfuqizojeni taksën, kurse ne do të sigurojmë që t’ju hiqen vizat’, kurse Haradinaj tha: ‘Kush do ta na garantojë këtë?’”, ka thënë Daçiq, duke shtuar se “Haradinaj me këtë ka treguar se Macron dhe Merkel për Prishtinën nuk janë kurrfarë garancie”.

Daçiq vlerësoi se Haradinaj nuk do të sillej në atë mënyrë sikur të mos kishte dikë pas shpine, dhe shtoi se çështja është se kush vërtetë dëshiron të arrihet përparim në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

“Le të fillojmë së pari që sërish të negociojmë e jo që Prishtina të inkurajohet që vazhdimisht të kryejë disa akte të njëanshme”, tha Daçiq.

Në pritjen në Ambasadën franceze në Prishtinë, me rastin e Ditës së Rënies së Bastijës, kryeministri i Kosovës Haradinaj tha se roli i Francës në arritjen e një marrëveshjeje midis Beogradit dhe Prishtinës po rritet dhe i bëri thirrje Macron të angazhohet edhe më shumë në zgjidhjen e kësaj çështjeje.

“Shfrytëzoj këtë mundësi për t’ju falënderuar për këtë dhe i bëj thirrje presidentit francez të angazhohet më shumë në adresimin e kësaj çështjeje. Ajo që nevojitet tani është gjetja e një kuadri për njohjen reciproke të kufijve ekzistues midis Kosovës dhe Serbisë, gjë që është thelbësore për dialog të mëtejshëm”, tha Haradinaj.

/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori