LAJMI I FUNDIT:

Çun Lajçi bëhet pishman se ka mbështetur Ramush Haradinaj, ka një kërkesë për Behgjet Pacollin

Çun Lajçi bëhet pishman se ka mbështetur Ramush Haradinaj, ka një kërkesë për Behgjet Pacollin

Aktori, Çun Lajçi siç duket është penduar për një veprim të tij të vitit 2017, ku i kishte kërkuar kreut të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli që ta mbështes Ramush Haradinajn për t’u bërë kryeministër.

Lajçi, përmes një shkrimi të bërë në Facebook, ka kërkuar nga Pacolli të mos iu bashkangjitet kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, atij të AAK-së, Ramush Haradinajt dhe kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, për formimin e Qeverisë, transmeton Telegrafi.


Aktori Lajçi, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti është i duhuri.

Për më shumë, shkrimi i plotë i Çunit pa ndërhyrje:

Behgjet Pacolli

T’kam mik, e pse t’kam mik vetëm unë e di.
Due me t’folë prej zemrës, jo prej frymës që infekton shpirtna,
dhe nga larg dua me ndejt e me t’folë,
sepse e kam me borxh, me la fajin tim per vitin 2017.
T’kujtohet mik, kur n’terasën e hotelit tand t’përqafova e t’luta si vllaun, me iu bashkangjitë Ramushit, që t’i ketë 61 vota.
Ky ishte gjynahi im atëherë!
Tash po mundohna me e la tue t’lutë:
-Mos iu bashkangjit Ramushit Fatmirit e Isës!?
O këta janë rrjepcit që edhe ty t’shkarkuen dikur nga presidenca!
Nëse je i Marecit, ai Behgjeti që vinte i shkyem e i unët n’shkollën Normale, n’kambë, nuk i bashkangjitësh
Rakiqit e Isës,
se kurrë s’çohesh ma n’kambë praj Panit.
Këta thojshin për ty – pro Rus e – pro Serb, sikur tash për Albinin që po i thonë anti amerikan!
Këta kanë nisë me hangër vetvetën, se s’po i len Covidi me rrjepë Kosovën, prandaj s’po zgjidhin shokë as miq, veç qyshë ti gjuhen taxhisë!
Albini asht i duhuni, o Behgjet, n’daç ta shanë Amerika n’daç ta don Rusia
– dhe ju kurrë s’do t’i afroheni as për dije as për atdhedashuri!
Harrojeni!

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori