Ish-ministri i Punëve të Brendshme nga radhët e OBRM-PDUKM-së Nake Çulev në konferencën e sotme për shtyp ka reaguar ndaj incidentit të djeshëm në Sheshin Skënderbeu në Shkup.
Çulev tha se ministri Oliver Spasovski nuk ka reaguar si duhet, marrë parasysh që vendi ku ka ndodhur incidenti gjithmonë është konsideruar si pikë kritike e sigurisë.
“Thuajse gjithmonë, në planet e deritanishme operative, sektori i “Mavrovasja”, respektivisht Sheshi Skënderbeu është identifikuar si pikë kritike e sigurisë. Gjatë incidentit të djeshëm. Për arsye që i di ministri, në këtë lokacion ku është e patjetërsueshme të ketë edhe sigurim të lartë, u panë vetëm tre zjarrfikës”, tha mes tjerash Çulev, ish ministër i Brendshëm nga OBRM-PDUKM.
Çulev kërkoi dorëheqjen e Spasovskit, por edhe dorëheqjen e ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
“Oliver Spasovski duhet të mbajë përgjegjësi penale dhe të japë vetë dorëheqjen. Dorëheqje duhet të japë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili bënte thirrje dhe kërcënonte me incidente etnike, propozimi francez shtyn maqedonasit drejt asimilimit në bullgar” tha Çulev.
Kujtojmë se protestat nga OBRM-PDUKM do të vazhdojnë edhe sonte tek objekti i qeverisë në Shkup.
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovki sot ka apeluar që protestat të jenë të qeta dhe të mos ketë ngjarje të shëmtuara dhune dhe demolimi siç ka ndodhur tashmë disa ditë radhazi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe