LAJMI I FUNDIT:

Cucurella i përgjigjet Neville pas fitores në finale, legjenda angleze e kishte nënçmuar shumë mbrojtësin spanjoll

Cucurella i përgjigjet Neville pas fitores në finale, legjenda angleze e kishte nënçmuar shumë mbrojtësin spanjoll

Spanja u shpall kampione e Evropës për herë të katërt në histori. Spanjollët mundën 2:1 Anglinë në finalen e Kampionatit Evropian të luajtur në stadiumin Olimpik të Berlinit.

Nico Williams në minutën e 47-të dhe Mikel Oyarzabal në minutën e 87-të realizuan golat për spanjollët, derisa golin e vetëm për Anglinë e shënoi Cole Palmer në minutën e 73-të.

Gary Neville deklaroi një ditë para finales se nuk mendon se Spanja do ta fitoj Evropianin për shkak të mbrojtësit të majtë Marc Cucurella.


Cucurella tregon emrin e yllit anglez për të cilin shpreson të mos luajë në finale të Euro 2024
Lexo po ashtu Cucurella tregon emrin e yllit anglez për të cilin shpreson të mos luajë në finale të Euro 2024

“Unë mendoj se ai është një nga arsyet që Spanja ndoshta nuk do të shkojë deri në fund”, tha Neville.

Por ky konstatim i Neville doli i gabuar, pasi Spanja u shpall kampion bote dhe Cucurella i është përgjigjur atij menjëherë.

Mbrojtësi i Chelseat ka ironizuar me Neville, duke i thënë faleminderit për mbështetjen.

“Shkuam deri në fund, Gary. Faleminderit për mbështetjen”, ka thënë Cucurella duke ironizuar me deklaratën e ish-mbrojtësit legjendar anglez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Sport
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Kalo në kategori