“Jeta kurrë nuk është e mërzitshme, pasi njoftoj shumë njerëz interesantë dhe kam shumë sfera që më interesojnë. Më pëlqejnë motoçikletat. Tash e mësoj Connor (djalin e adoptuar) se si duhet ta ngasë”, ka thënë Cruise.

“Po ashtu më pëlqen të fluturoj. Kam aeroplanin tim personal. Që si fëmijë gjithmonë më ka pëlqyer të fluturoj. Më pëlqejnë sporte të ndryshme, hokey, futbolli, skijimi. Më pëlqen kalërimi, ngjitja në male”, ka shtuar aktori.