Këngëtarja që e krijoi këngën për skenën e striptizit që është dashur të shfaqet në New York, mendon se kënga është aq mbresëlënëse, sa që do të mund ta bindte edhe atë t’i largonte rrobat e saj.

“Një mik i imi ka kërkuar nga unë që ta bëj këngën për një version muzikor të filmit ‘Diner’. Aty është një skenë ku ato tri femra bëjnë striptiz dhe unë e bëra muzikën për to. Është aq e mirë sa që edhe vetë do të bëja striptiz. Dhe jam 48 vjeçare...”, deklaroi Crow. /Telegrafi/