LAJMI I FUNDIT:

“Credit Suisse” nuk është më në mesin e top kompanive në Evropë

“Credit Suisse” nuk është më në mesin e top kompanive në Evropë

Aksionet e bankës zvicerane “Credit Suisse” dhe ajo gjermane e investimeve “Deutsche Bank” do të përjashtohen nga indeksi i bursës “Euro Stoxx 50” më 8 gusht, shkruan Reuters, përcjell albinfo.ch.

Në vend të tyre vijnë kompania holandeze teknologjike “ASML Holding” dhe kompania franceze e ndërtimit “Vinci”. Këtë e ka konfirmuar operatori i indeksit “Stoxx Ltd”.


Aksionet e dy bankave janë përjashtuar pas fillimit të vitit, ngase normat e tyre të këmbimit kanë rënë në më shumë se 45 për qind.

Banka më e madhe gjermane, “Deutsche Bank”, vetëm pak ditë më parë ka thënë se fitimet e tremujorit të dytë kanë rënë për 98 për qind. Indeksi i “Euro Stoxx” pasqyron vlerësimin e tregjeve financiare në 50 kompanitë më të mëdha evropiane.

Ky nuk është fundi i botës dhe bankat evropiane ndoshta kanë probleme më të mëdha për të zgjidhur tani, por kjo është një shenjë e rënies së sektorit bankar kohët e fundit, komentojnë analistët.

Në “Euro Stoxx 50“ hyjnë kompanitë e vlefshme dhe përfshijnë emra si “Santander”, “BMW”, “L’Oreal”, “Orange” dhe “Volkswagen”. /Telegrafi/