Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, nuk beson se Kosova do të mund të anëtarësohet shpejt në NATO.
Viola von Cramon thotë se nuk do t’i kishte rrit pritshmëritë se aplikacioni i Kosovës në NATO do të pranohej.
“Mund ta kuptoj se ky vend që ka vuajtur shumë në luftë dhe ende nuk ndjehet rehat në këtë fqinjësi. Ka gjithmonë vullnet dhe dëshirë që të siguroj një mbrojtje më të madhe dhe më shumë siguri nga Aleanca. Por, të jem e sinqertë në këtë moment nuk e di se do ta kemi një mazhorancë në favor të kësaj, ose të themi që aplikacioni ka gjasa të vogla që të pranohet, por kjo nuk varet nga unë. Nuk do t’i kisha rrit pritshmëritë në këtë moment”, ka thënë Cramon për RTK.
Mirëpo, raportuesja për Kosovën, nuk e ka të njëjtin mendim për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, veçse thotë se kjo është punë e ekzekutivit kosovar, për çka ajo shpreson se bisedimet bilaterale do të shkojnë në favor të Kosovës.
“Janë disa shtete në favor të anëtarësimit, shpresoj se bisedimet do të jenë në favor të Kosovës… Shpresoj se do të arrihet mazhoranca”, tha raportuesja për Kosovën në Parlamentit evropian, e cila gjatë këtij muaji vizitoi Kosovën.
Por, se pse Kosova është vendi i vetëm në rajon pa liberalizim vizash, Cramon thotë se pyetja duhet t’i shtrohet presidentit francez.
“Pyesni presidentin e Francës, unë nuk jam zëdhënësja e tij”, tha ajo.
Viola von Cramon edhe një herë i qojë porosi Serbisë se nuk mund të mbajë qëndrim edhe pro perëndimor edhe pro Moskës.
“Ne duhet të kemi një qëndrim të qartë të Serbisë se a janë në anën e agresorit apo të viktimës… Fushata nga shumica e tabloideve në Serbi është e papranueshme dhe ne e shohim si diçka që duhet të tejkalohet dhe do të ishte edhe në interes të presidentit Vuçiq që t’i njoftoj qytetarët e vet në mënyrë të duhur dhe jo të përhapet propaganda ruse”, tha ajo.
Ndryshe raportuesja për Kosovën tha se Komisioni Evropian ende nuk i ka kthyer përgjigje një letre të eurodeputetëve të cilët kërkuan sanksione kundër Serbisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe