LAJMI I FUNDIT:

COVID-19 – Zvicra miraton vaksinën e Pfizer-BioNTech

COVID-19 – Zvicra miraton vaksinën e Pfizer-BioNTech

Rregullatori zviceran i ilaçeve Swissmedix e ka miratuar përdorimin e vaksinës Pfizer-BioNTech, tha agjencia të shtunën.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, përveç Zvicrës edhe disa vende të tjera në botë e kanë miratuar këtë vaksinë, efikasiteti i së cilës vlerësohet të jetë rreth 95 për qind.


“Të dhënat në dispozicion deri më sot treguan një nivel të krahasueshëm të lartë të efikasiteti në të gjitha grupmoshat e hetuara, duke përmbushur kështu kërkesat e sigurisë”, tha Swissmedic.

“Siguria e pacientëve është një kusht paraprak thelbësor, veçanërisht kur bëhet fjalë për autorizimin e vaksinave”, tha Drejtori i Swissmedic, Raimund Bruhin.

Ndryshe përveç tjerash, Swissmedic po shqyrton gjithashtu edhe aplikimin e Moderna-s dhe atë të AstraZeneca.

Vaksina Moderna u miratua të premten vonë nga Administrata e Ushqimit dhe e Barnave (FDA) në SHBA. /Telegrafi/