LAJMI I FUNDIT:

Covid-19, ky virus ksenofob

Covid-19, ky virus ksenofob
Ilustrim

Ndoshta e keni harruar valën e fortë populiste në Evropë të viteve të fundit. Ndoshta i keni harruar kërcënimet e politikanëve ekstremistë në vende të BE-së për anulimin e marrëveshjes Schengen më 2019 etj.

Sot, ligjin e bën Covid-19. Ky virus, është një virus ksenofob! Ka eliminuar de facto marrëveshjen Schengen dhe ka rikthyer hartën fizike të Luftës së Ftohtë.


Qëndrimet politike të Bashkimit Evropian – për njerëzit, por jo për importet e BE-së drejt Shqipërisë – nënkuptojnë se koronavirusi shqiptar rezulton që është më i rrezikshëm se ai italian, grek apo francez… Madje, qeveritë e këtyre vendeve besojnë se Covid-19-shi italian, grek dhe ai francez… jo vetëm është firmato, po është zhdukur dhe ka mbetur gjallë vetëm ai shqiptar apo ballkanas, i cili mund të bëjë kërdinë më shumë se bëri koronavirusi i tyre mbi vendet e Ballkanit në fillim të 2020, prandaj tani duhet të ruhemi prej tyre.

Mjekët që heshtin këtej apo andej perdes së hekurt, janë bashkëpunëtorë të politikanëve dhe janë instrumenti i parë që po përdoret për të kontrolluar mendjet e njerëzve, lëvizjen e lirë të tyre apo liritë individuale të secilit prej nesh.