COVID-19, Italia regjistroi 551 viktima brenda 24 orëve të fundit

187:"Ambulanze trasportano malati di covid all’ingresso del pronto soccorso dell’ospedale san Gerardo di Monza - Ospedale san Gerardo di Monza - Milano 11 novembre 2020 Ansa/Matteo Corner 4:"ANSA

Italia ka raportuar më shumë se 18 mijë raste brenda 24 orëve të fundit si dhe 551 viktima si pasojë e sëmundje së COVID-19.
Sipas agjencisë së lajmeve italiane ANSA, përcjell Telegrafi, vendi regjistroi të hënën më shumë se 13 mijë raste si dhe 386 të vdekur.
Bëhet e ditur se Italia kreu më shumë se 335 mijë teste gjatë 24 orëve të fundit, krahasuar me një ditë më parë ku u bënë më shumë se 169 mijë sosh.
Bota tash më shumë se 1 vit po përballet me pandeminë vdekjeprurëse të COVID-19, me këtë rast ka regjistruar 123 milionë raste si dhe 2.7 milionë viktima. Vendi më i prekur në botë si pasojë e virusit vdekjeprurës është SHBA-ja. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
23/03/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































