LAJMI I FUNDIT:

COVID-19, Brazili shënon mbi 1 mijë viktima të tjera, India dhe Meksika disa qindra

COVID-19, Brazili shënon mbi 1 mijë viktima të tjera, India dhe Meksika disa qindra

Për shkak të coronavirusit të ri (COVID-19), në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1,060 vdekje, në Indi 996 ndërsa në Meksikë 615.

Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 50,644 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit, ka arritur në 3.275.520 numri i rasteve me COVID-19 në vend ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 106,523 me 1,060 vdekje të reja.


Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorësh është më i prekuri në vend nga pandemia me 686,122 raste dhe 26,613 vdekje nga COVID-19.

Ndërkohë, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 2.394.302.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorësh, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.

– Indi

Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se në 24 orët e fundit, në vend janë shënuar 65,002 raste të reja, duke e rritur në 2.526.193 numrin e të infektuarve ndërsa me 996 vdekjet e reja në 24 orët e fundit është rritur në 49,036 numri i viktimave nga COVID-19.

Deri më tani, numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në gjithsej 1.808.936.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e tretë në botë për sa i përket numrit të rasteve.

– Meksikë

Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 615 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 55,908. Ndërkaq, me 5,618 raste të reja, është rritur në 511,369 numri i të infektuarve me COVID-19.

Deri më tani, në vend janë shëruar 345,653 persona të prekur me COVID-19.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë, rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë më 19 mars. /AA/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori