LAJMI I FUNDIT:

COVAX arrin marrëveshje për blerjen e 500 milionë dozave të vaksinës Moderna kundër COVID-19

COVAX arrin marrëveshje për blerjen e 500 milionë dozave të vaksinës Moderna kundër COVID-19

Programi global i vaksinave Covax tha të hënën se ka arritur një marrëveshje për të blerë 500 milionë doza të vaksinave Moderna kundër Covid-19.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dozat që do të vijnë në qarkullim ndoshta që nga tetori, do të zgjerojnë portofolin e vaksinave në skemën Covax, e cila deri më tani ka qenë shumë e varur nga vaksina AstraZeneca dhe e goditur nga vonesat.


Dozat e Moderna pritet të fillojnë të furnizojnë Covax në tremujorin e fundit të 2021, me 34 milionë doza të disponueshme para fundit të vitit, njoftoi bashkë-udhëheqësi i skemës Covax, Gavi në një deklaratë.

Ndërkohë, 466 milionë doza të tjera do të pasojnë në vitin 2022.

Struktura e Covax siguron qasjen në vaksinat për vendet e varfra, me koston e mbuluar nga donatorët.

Covax drejtohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, aleanca e vaksinave Gavi dhe Koalicioni për Inovacione të Gatishmërisë Epidemike.

Skema synon të shpërndajë doza të mjaftueshme për të vaksinuar deri në 27 për qind të popullsisë në 92 territoret më të varfra që marrin pjesë në program deri në fund të vitit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Kalo në kategori