LAJMI I FUNDIT:

Coupe A110 S së shpejti nuk do të jetë më modeli më i shpejtë Alpine

Coupe A110 S së shpejti nuk do të jetë më modeli më i shpejtë Alpine

Në video materialin para premierës, shihet se versioni më i shpejtë i dyvendëshit ultra të lehtë të Alpine arrin 285 km/h.

Përpara kalimit në elektrifikimin e plotë, të cilin kompania franceze e veturave nën kujdesin e Renault e shpall për vitin 2025, Alpine do të premierë edicionin më të shpejtë të Coupes ultra të lehtë me emrin A110 R në panairin e ardhshëm në Paris.


A110 R (R si Radical) përfaqëson hapin e ardhshëm të specialistëve nga qyteti francez i Dieppe, dhe vieo materiali njoftues tregon se A110 S së shpejti nuk do të jetë më versioni më i shpejtë dhe më “luftëtar” i Alpina-s me dy vende. pasi versioni Radical arrin 285 km/h.

Të dhënat në panelin e instrumenteve dixhitale zbulojnë se A110 R fuqizohet gjithashtu nga motori turbobetrol me katër cilindra 1.8 litra i Renault-it me montim në mes, i cili gjithashtu fuqizon Megane RS Trophy (300 kuaj/fuqi dhe 340 Nm çift rrotullues maksimal) dhe supozohet se për t’u arritur 285 km/h duhet “fajësuar” raportet paksa të ndryshme të transmisionit në kambio automatike me 7 shpejtësi me dy tufa të “firmosura” nga kompania e famshme gjermane Getrag.

Dihet tashmë se A110 R i optimizuar për pista do të jetë edhe më i lehtë në krahasim me versionet e tjera, që në historinë e Coupé të Alpina mund të konsiderohet një sukses i jashtëzakonshëm, sepse pesha e modelit A110 S është vetëm 1109 kilogramë. /Telegrafi/